Kompania anonime nga Qipro me ofertë për blerjen e gjigantit metalurgjik “Euronikel Industri”

Picture of ina-online
ina-online

11/10/2023

Një kompani në Qipro po shqyrton mundësinë e blerjes së  shkritores së nikelit dhe metaleve të tjera me ngjyra “Euronikel Industri” (ish-FENI) në Kavadarc të Maqedonisë së Veriut, e cila po përballet me vështirësi financiare pavarësisht borxheve të saj ndaj një banke vendase të madhe, raporton televizioni Bloomberg Adria.

Bëhet fjalë për kompaninë qipriote, “K.A.D Management Services”, që aktualisht po punon me “Euronikel Industri”.  Oferta për blerje është konfidenciale, që përfshin blerjen e tërë kompanisë, përfshirë edhe borxhet e saj.

Ky gjigant industrial po përballet me krizë në tregun e vështirë, për shkak të konkurrencës nga prodhues aziatikë të çelikut, që përdorin një nikël më të lirë, por më të ulët në cilësi, që vjen nga Indonezia.

“Euronikel Industri” po vuan për të siguruar fonde, duke rrezikuar mbi 2,000 vende pune, përfshirë 850 punonjës dhe familjet e tyre. Në të kaluarën, punonjësit janë bërë të njohur me protesta për pagesat e vonuara të pushimeve vjetore dhe pagat.

“Bloomberg Adriatic” ka kontaktuar “K.A.D Management”, por ata nuk kanë mohuar informacionin, duke deklaruar politikën e tyre të mos-komentimit të spekulimeve. Ata po i vlerësojnë mundësitë, duke përfshirë teknologjinë e tyre të veçantë për prodhimin e nikel sulfatit.

Pronari aktual, fondi zviceran “GSOL”, është ballafaquar me sfida të shkaktuara nga kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve të feronikelit.

“Euronikel Industri” në vitin 2022 renditej në vendin e 15-të ndër kompanitë më të mëdha të Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar me 3% në GDP-në kombëtare. Fabrika gjithashtu përballet me vështirësi në shërbimin e obligimeve financiare, veçanërisht faturave për energjinë elektrike.  Ish-kombinati i Kavadarcit “Feni”, një konsumator i madh i energjisë, është përballur me vështirësi kur çmimet e energjisë janë rritur në mënyrë drastike.
Kompania K.A.D në Qipro, specializohet në menaxhimin financiar dhe ofron shërbime këshillimore teknike për klientët industrialë në të gjithë botën, duke fokusuar në burimet natyrore dhe sektorin e metalurgjisë.(INA)

TË FUNDIT
6 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
6 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
9 orë
Shtrenjtohet buka
10 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
12 orë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

ME TE LEXUARA

15 orë
Banka Popullore: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6.30%
12 orë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar
10 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
9 orë
Shtrenjtohet buka
1 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën
6 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

Mickoski

Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

banka-popullore

Banka Popullore: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6.30%

vmro vlen negociata

Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!

Lidl

Për 9.5 milionë euro, Lidl e ka blerë objektin e Mr.Bricolage nga “Skopski Pazar”

qeveria

Ja si do të duket përbërja e re e Qeverisë

INFO

NA NDIQ