Kompania e biznesmenit shqiptar mban të sigurta kullat e Abu Dhabit

Picture of Ina Online
Ina Online

12/11/2024

Kompania “Euroalba Holding” e biznesmenit shqiptar, Briken Boja, po implementon në kullat emblematike të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, teknologjinë më të fundit, e cila monitoron dhe mbron ndërtesat nga tërmetet dhe kushtet e tjera atmosferike dhe teknike që i kërcënojnë.

Kjo kompani po implementon teknologjinë me të ashtuquajturit “sensorë SHM” në kullat Etihad, pesë shumëkatëshet emblematike në qendër të Abu Dhabit, ndër më të lartat në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat, përveçse përfaqësojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi, njihen edhe gjerësisht në botë për shkak të shfaqjes së tyre në filma hollivudianë si “Fast & Furious”.

Kompania e biznesmenit shqiptar mban të sigurta kullat e Abu Dhabit
Briken Boja

Kjo teknologji ndihmon në monitorimin e ndërtesave duke zbuluar dhe raportuar në kohë reale dëmtimet që ato mund të pësojnë si pasojë e tërmeteve, erërave të forta dhe kushteve të tjera atmosferike dhe teknike që i kërcënojnë ato dhe sigurinë e njerëzve brenda. Kjo teknologji e re është zhvilluar nga “Tecnopolo d’Abruzzo”, një qendër inovacioni italiane, e krijuar në zonën që në vitin 2009 pësoi një tërmet shkatërrues.

Më 4 nëntor, në Abu Dhabi u zhvillua një ceremoni me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për transferimin e kësaj teknologjie italiane në Emirate. Në të morën pjesë përfaqësues të palës italiane, përfshirë zv/ministren e Biznesit dhe Produkteve Italiane, Fausta Bergamotto, drejtorin e Tecnopolo d’Abruzzo, Roberto Romanelli, ambasadorin italian në Emiratet, Lorenzo Fanara, dhe kryebashkiakun e qytetit të L’Aquila, Pierluigi Biondi.

Nga ana e Emirateve, në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastruktures, si dhe përfaqësuesit e kompanisë “Euroalba Holding”, drejtuar nga Boja.

I ftuar special ishte Dr. Obaid Al Ketbi, ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura të Emirateve, i cili ka ndihmuar të dëbuarit nga Kosova në Kukës gjatë konfliktit të vitit 1999. Ai është shpallur edhe qytetar nderi i qytetit të Kukësit, si dhe është partner në “Euroalba Holding.

Aty mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Emirate, Redi Kurtezi, deputeti shqiptar Luan Duzha, si Kryetar i Grupit të Miqësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe biznesmeni Algert Dervishi, si President i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Emirate.

Po ashtu, me ndërmjetësimin e biznesmenit Briken Boja, u mundësua edhe binjakëzimi midis Universitetit të L’Aquila dhe United Arab Emirates University. Ky hap u konsiderua një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore mes dy vendeve, duke hapur mundësi për bashkëpunime të mëtejshme në fushat e kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit.

“Euroalba Holding” është themeluar nga biznesmeni Boja në vitin 2002 në Itali dhe që nga viti 2015 operon në Emiratet e Bashkuara Arabe, me gjashtë kompani në përbërje në fushën e ndërtimit dhe inovacionit. Disa nga projektet e rëndësishme që ky grup ka zhvilluar gjatë viteve janë aplikimi i veshjeve të strukturave me ar në Pallatin Mbretëror të Emirateve. Në Emirate, ky grup ka zhvilluar punime të shumta në disa nga projektet më novatore, përfshirë edhe në “Masdar City,” i cilësuar si qyteti më teknologjik dhe i qëndrueshëm në botë.
Po ashtu, ky grup biznesi ka kontribuar në projekte të ndryshme midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë. Gjithashtu, projektet në ndërtimtari dhe interior të këtij grupi janë zhvilluar edhe në vende të tjera, si Danimarka.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË