Kompania nga Shkupi me 20 milionë euro të hyra nga shitja e peshkut dhe pulave të ngrira

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Kompania “Metro” nga Shkupi që paketon dhe shërben tregjet tona me peshk të ngrirë dhe prodhime deti, por edhe me mish pule të ngrirë dhe produkte të tjera, vitin e kaluar arriti të hyra prej 20 milionë eurosh, thuhet në raportin e auditimit të publikuar në “Bursën e Maqedonisë”, përcjell portali Faktor.

Në tregun vendas janë realizuar hiç më pak se 12.5 milionë euro shitje.

“Metro” që vepron si shoqëri aksionare për vitin 2022 ka arritur një rezultat financiar më të mirë me rreth 2.2 milionë euro, edhe pse fitimi është modest në raport me të ardhurat dhe arrin në rreth 115 mijë euro. Ajo ka të punësuar 80 punonjës.

Pronarët e “Metro” janë Jovan Millosevski, Boshko Cvetanovski dhe Jovica Delevski me aksione prej 30 për qind, ndërsa Pravda Miloshevska dhe Stella Cvetanovska kanë aksione nga 5 për qind.

Rezultatet afariste të “Metro”-së i mundësuan që të investojë në një objekt të ri në Komunën e Petrovecit prej 3 milionë euro dhe të arrijë një borxh kreditor prej 7 milionë eurosh. Energjia elektrike që është paguar gjatë krizës energjetike vitin e kaluar ka qenë 560 mijë euro. Qeveria njoftoi më herët se “Metro” nga ky vit do të jetë pjesë e programit IPARD, për shkak të investimit të vazhdueshëm në modernizim dhe pajisje./Faktor

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

hovenier

Hovenier për grupin terrorist: E dimë që qëndon dikush prapa tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë

lajcak

“Die welt”: Lajçak duhej shkarkuar, Biden të ndërhyjë!

Armando Duka

Armand Duka me post të rëndësishëm, bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

INFO

NA NDIQ