Kompania që transportoi arkivolin e Faton Hajrizit: Kufoma s’është mirëmbajtur, trupi mund të jetë i dëmtuar

Picture of INA
INA

09/08/2024

Kompania e cila ka transportuar për në Kosovë trupin e pajetë të Faton Hajrizin, nuk është lejuar që ta hap arkivolin në të cilin ndodhej trupi i 39-vjeçarit nga Skenderaj.

Nga kjo kompani kanë thënë se trupi i të ndjerit nuk është mirëmbajtur në morg në Serbi, teksa ka shtuar se arkivoli është i mbyllur hermetikisht dhe i metaltë brenda.

“Nuk e kanë pas mundësinë me e hap, nuk na kanë leju me e hap në asnjë mënyrë arkivolin e Fatonit. Gjendja e arkivolit është e mbyllur hermetikisht është arkivol i metalt brenda ku nuk ka mundësi mu pa trupi e as mu prek. Nuk këna pas mundësi me e hap absolutisht. Nuk kemi mujtë me vërejt diçka, sepse arkivoli ka qenë hermetikisht i mbyllur”, ka thënë Avni Elezi nga kompania ‘Funerali’ për T7.

Ky i fundit ka thënë se trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar për shkak se në morg nuk është mirëmbajtur siç duhet.

“Krejt varet si mirëmbahet në morg, nëse i bahet balsamimi nuk ka probleme, por në këtë rast nuk është bërë. I bie që trupi mundet me kanë i dëmtuar mund të ketë erë, të jetë trupi i nxirë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë.

Në njoftimin drejtuar mediave, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

Lidhur me rastin, ka folur edhe avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili ka thënë se i vrari në Llozicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi.

Avokati Koci ka thënë se ka parë trupin e Hajrizit.

Konstatimi erdhi pas strishos së pështymës së dhënë të nënës së Faton Hajrizit, e dorëzuar në fund të muajit korrik.

Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Pas rreth 40 orësh kërkimesh, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe.

Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se ai i rezistoi arrestimit duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe. /Reporteri.net/

TË FUNDIT
6 orë
ramush-haradinaj-600x360-1
Haradinaj për vizitën e Kurtit në Maqedoni: Është dashur ta anulojë...
9 orë
ragmi-mustafa
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
21 orë
TMK
​25 vjet nga themelimi i TMK-së
1 ditë
ramush-haradinaj-600x360-1
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
1 ditë
kfor-600x360
300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

ME TE LEXUARA

1 ditë
kfor-600x360
300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë
1 ditë
ramush-haradinaj-600x360-1
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
21 orë
TMK
​25 vjet nga themelimi i TMK-së
9 orë
ragmi-mustafa
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
6 orë
ramush-haradinaj-600x360-1
Haradinaj për vizitën e Kurtit në Maqedoni: Është dashur ta anulojë...

LEXO MË SHUMË

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj për vizitën e Kurtit në Maqedoni: Është dashur ta anulojë, e kanë ofenduar presidenten

ragmi-mustafa

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

TMK

​25 vjet nga themelimi i TMK-së

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë

kfor-600x360

300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

cun

Çun Lajçi: “Ta hanksha zemrën” o Kryeministër, se boll inati ta kan marrë!

bislimi-petkovic-lajcak

Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?

radojcic milan

Mori para edhe nga Kosova, si u fuqizua ekonomikisht e politikisht Milan Radoiçiç?

Hovenier

Hovenier: Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon

INFO

NA NDIQ