Kompania shqiptare kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga Maqedonia e Veriut

ina-online
ina-online

23 Gusht, 2023

Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim.

Bëhet fjalë për Amadeus Group që zotërohet nga biznesmeni Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni. Themeli i konfliktit është ndërtimi i një hoteli dhe një qendre tregtare në qendër të Shkupit.

Sipas padisë mësohet se projekti ka ngecur dhe kompania për këtë bën përgjegjëse qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh.

Në vitin 2014, qeveria e Shkupit nisi një program agresiv për rindërtimin e kryeqytetit me ndërtesa të stilit klasik barok për të vënë në pah historinë e vendit.

Sipas të dhënave, programi kushtoi të paktën 650 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që edhe kompani private u orientuan të ndërtonin sipas këtij stili.

Në atë vit, kompania shqiptare Amadeus Group bleu një truall në qendër të Shkupit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një marrëveshje, ku merrte përsipër ndërtimin e një hoteli 16 metër të lartë të stilit barok, por me sa duket palët nuk arritën ta realizonin projektin për shkak të mosmarrëveshjeve.

Në Shqipëri Amadeus Group zotëron ndërtesën e famshme Amadeus Palace, në vendin e quajtur mbikalimi i Rinasit. Për këtë ndërtesë, e cila qëndron prej vitesh jo funksionale ka patur disa tentative për ta kthyer në hotel dhe kazino. Por deri më tani aty nuk ka ende asnjë aktivitet./Oligarkia.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

064b94d4-8473-4ab5-a707-d9b312fc9ae2

Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

policia-714x420

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

supermarketet-800x445

Rënie në tregtinë me pakicë me ushqim, pije dhe derivate

INFO

NA NDIQ