Kur të bëhet një listë e kompanive më të këqija shtetërore, ka shumë gjasa që Hekurudhat e Maqedonisë – Transport të jenë në piedestal, shkruan portali Faktor.
Edhe pse e ndërruan emrin në Hekurudhat e RMV -Transport, ky humbës i shtetit vazhdoi me të njëjtin ritëm. Ndonëse vetëm 14 nga gjithsej 62 mjete tërheqëse (lokomotiva dhe trena) janë në funksionim, kjo kompani ka borxhe prej 102 milionë eurosh, humbje të akumuluar prej 80 milionë eurosh dhe në raportin e fundit në dispozicion, auditori i pavarur refuzon të japë nje mendim!
Përkundër kësaj, Qeveria i jep drejtpërdrejt 1.3 milionë euro dhe miraton nga Buxheti që t’i japë 7.1 milionë euro të tjera si subvencione për qarkullimin e udhëtarëve, shkruan Faktor.
A është kompania shtetërore e transportit hekurudhor një fuçi pa fund? Pse qeveria miraton fonde, pse paguajnë më shumë se 8 milionë euro subvencione nga paratë publike nga buxheti qendror kur dihet se një audit i pavarur refuzon të japë një mendim (qoftë me rezervë) për funksionimin e kësaj kompanie. që ka më shumë se 100 milionë euro borxh?. (INA)