Cilët janë kompanitë më të mëdha prodhuese në Maqedoninë e Veriut? (TABELA)

INA
INA

26 Maj, 2023

50 kompanitë më të mëdha prodhuese në Maqedoninë e Veriut, shumica e të cilave janë kryesisht të orientuara nga eksporti, kanë gjeneruar të ardhura prej më shumë se 5.2 miliardë euro.

Këtë e bën të ditur analiza e radhës e realizuar nga portali Faktor.mk.

Kompania më e madhe prodhuese sipas fitimit të shprehur në shifra absolute është “Johnson Mathie”, prodhuesi botëror i sistemeve katalizatore të nevojshme për industrinë moderne të automobilave që ka hapur filialet e saj prodhuese në Maqedoninë e Veriut.N

Në mesin e pesë prodhuesve më të mëdhenj është një kompani farmaceutike vendore, ajo është “Alkaloid” nga Shkupi. Në dhjetë kompanitë më të mira prodhuese është edhe një industri e madhe e çelikut në pronësi vendore “IGM Trade” e biznesmenit nag Kavadari, Ilija Geçev. Në mesin e dhjetë prodhuesve më të mirë vendas janë shkritorja për nikelin dhe metalet e tjera me ngjyra, Euronikel Industries (ish FENI), shkritorja e çelikut në Shkup “Maxtil” dhe e vetmja fabrikë e çimentos “Usje”.

Në këtë grup prej dhjetë kompanive më të mëdha që kanë të ardhura prej 100 milionë euro janë: “Birarria e Shkupit” dhe kompania e vetme e prodhimit të baterive “Tab Mak” nga Probishtip./Faktor.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

arsim sinani

Sinani për 100 ditëshin e ASH-së në Qeveri

feta sela

Alimi: Më ofruan liri me kushtin, ta tradhëtoj Selën

fejzi hajdari

Hajdari: Çka e pret Maqedoninë e Veriut?

grubi mejer

Grubi: Ne jemi gati për çdo vendim

feta alimi

Feta Alimi: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa

osce grante shkolla

MASH dhe OSBE-ja ndanë grante për shkollat

Jeton-Shaqiri

Shaqiri: Disponojmë me 720 asistentë arsimorë, nëse ka nevojë, numri do të rritet

polici

Arrestohet një person nga Zhelina

INFO

NA NDIQ