Kompanitë më të suksesshme maqedonase për vitin 2023 në top 10 kategoritë e ” Lideri i biznesit”

Picture of INA
INA

24/09/2024

Projekti „Lider Biznesi“ ka përfunduar renditjen e kompanive më të suksesshme maqedonase në 10 kategoritë e para nga gjithsej 22 kategori nga disa sektorë industrial. Kompanitë më të mira të renditura në këto kategori do të shpërblehen bazuar në rezultatet e tyre për vitin 2023, sipas renditjeve objektive të Rrjetit të Biznesit për të ardhurat totale, fitimin dhe numrin e të punësuarve.”

Në kategorinë “Prodhimi i Produkteve dhe Preparateve Farmaceutike,” gjiganti farmaceutik Alkaloid AD Shkup ruan pozicionin udhëheqës në të tre segmentet kryesore. Nga ana tjetër, në krye të listës sipas fitimit për vitin 2023 në kategorinë “Tregtia me Shumicë e Produkteve Farmaceutike” është Shoqëria Aksionare për prodhimin e barnave, pajisjeve dhe materialeve mjekësore, tregtinë dhe shërbimet Dr. Panovski AD Shkup. Ndërkohë, lideri me të ardhurat më të larta dhe numrin më të madh të punësuarve është farmacia me shumicë vendase Zegin DOO Shkup.

Në kategorinë “Prodhimi i Produkteve të Qumështit,” lideri i padiskutueshëm në pjesën e të ardhurave dhe numrin e të punësuarve është Mlekara AD Bitola, por sipas fitimit të realizuar vitin e kaluar në piedestal është Cermat DOO Bitola. Kam Market zë vendin e parë në kategorinë “Marketet” me të ardhurat më të larta dhe numrin më të madh të punësuarve, ndërsa ai që mban rekord për fitim për disa vite me radhë është Veropoulos. Në kategorinë “Tregtia me Shumicë e Kafesë, Çajit dhe Erëzave,” lider me të ardhurat më të larta dhe numrin më të madh të punësuarve është kompania Atlantic Grand, por fitimin më të lartë e ka realizuar kompania Frigotherm Trade. Kompania me të ardhurat më të larta në kategorinë “Tregtia me Shumicë e Sheqerit, Çokollatave dhe Ëmbëlsirave nga Sheqeri” është Atlantic Trade, ndërsa lideri me fitimin më të lartë dhe numrin më të madh të punësuarve është kompania Alma-M.

Pozicionin udhëheqës në kategorinë “Tregtia me Shumicë e Produkteve të Duhanit” e mbajnë kompanitë Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep me fitimin më të lartë bindshëm në krahasim me kompanitë e tjera të kësaj kategorie, Expanda me të ardhurat më të larta dhe Pekabesko me numrin më të madh të të punësuarve. Lideri i biznesit me të ardhurat më të larta dhe numrin më të madh të punësuarve në kategorinë “Shërbime Postare dhe Kuriere” është Posta e Maqedonisë, ndërsa kompania DHL Express Maqedonia është firma më fitimprurëse në këtë fushë. Në kategorinë “Transporti Rrugor i Mallrave,” në vendin e parë me të ardhurat më të larta dhe numrin më të madh të të punësuarve është kompania Deni International, ndërsa Oilko KDA dominon në segmentin e fitimit më të lartë. Lideri i biznesit në kategorinë “Prodhimi i Tekstilit” me të ardhurat dhe fitimet më të larta është fabrika e Prilepit, Comfy Angel, ndërsa lider për numrin e të punësuarve është Adient Seating në Shtip.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Lideri i Biznesit” do të mbahet më 16 tetor 2024 në hotelin Aleksandar Palace, ku është planifikuar një shfaqje spektakolare, fjalime frymëzuese nga menaxherë të suksesshëm në nivel botëror dhe një festë që komuniteti i biznesit maqedonas e meriton. Do të shpallen fituesit në çdo kategori, dhe ata që do të arrijnë në Top 100 në vend ose Top 10 në industrinë dhe kategorinë e tyre do të kenë të drejtë të marrin një certifikatë suksesi.

Projekti “Lideri i Biznesit” është në organizim të kompanisë Eventika së bashku me Target Group si partner analitik dhe Halkbank AD Shkup si partner kryesor. Projekti synon të nxisë zhvillimin dhe forcimin e një klime pozitive të biznesit përmes promovimit të praktikave të larta të biznesit të kompanive më të mëdha dhe më fitimprurëse, si dhe t’u japë njohje, t’i frymëzojë dhe t’i lidhë liderët e biznesit, sipërmarrësit, investitorët dhe inovatorët që kanë kontribuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

TË FUNDIT
28 sekonda
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
20 minuta
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
2 orë
“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri
2 orë
Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
3 orë
ESH-Maqedoni: Shpenzimet e jetesës për muajin shtator ishin 2.6% më të larta se vitin e kaluar

ME TE LEXUARA

21 orë
Durmishi: Po punojmë për nisma të reja që do të përmirësojnë dhe rrisin punësimin
20 minuta
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
1 ditë
Shqiptarët "zero" përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në
21 orë
Katër vetura digjen në Shkup
28 sekonda
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
1 ditë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
16 orë
Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile
1 ditë
Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

gaza palestina izrael

GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim

kazino lotari

Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!

menduh thaci

“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri

besar durmishi

Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve

fature-market

ESH-Maqedoni: Shpenzimet e jetesës për muajin shtator ishin 2.6% më të larta se vitin e kaluar

Stacioni-i-autobuseve_eksodi-780x443-1

Nga viti 2013 deri në 2021, çdo vit migronin rreth 2500 kuadro me arsim të lartë

dollar euro kembim valuta

Kursi valutor sot në Maqedoni, sa shkon euro, dollari dhe franga (TABELA)

Mickoski Orban

Në Budapest sot nënshkruhet kontrata për borxhin gjysmë miliardë euro

igor filkov albulena haxhiu

“Rasti i Kumanovës”, “Monstra” dhe arrestimet me fletëarreste në takimin Haxhiu-Filkov

INFO

NA NDIQ