Kompanitë milionere në Strugë (LISTA)

Picture of Ina Online
Ina Online

07/06/2024

Portali “Faktor” ka publikuar kompanitë milionere apo me qarkullim dhe fitim të madh nga rajoni i Strugës.

Sipas këtij portali, kryeson kompania “Magna Mirrors” nga Mislesheva, që është një investim i huaj kanadez me seli në Ontaroi, që projekton, zhvillon dhe prodhon sisteme, module dhe komponentë të automobilave.  Kjo kompani ka arritur fitim gati 14 milionë euro gjatë 2023. Ajo si investitor i huaj gjatë viteve paraprake është subvencionuar nga Qeveria me disa milionë euro, përcjell INA.

Në vend të dytë radhitet kompania ndërtimore “AD Ilinden” me degën në Strugë, e cila ka një fitim prej 7.6 milionë eurove.  Ajo njihet edhe për realizimin e  disa tenderëve kyç nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Shtetit” për ndërtimin e një pjese të rrugës rajonale Kërçovë-Dibër, si dhe për mirëmbajtjen e rrugëve.

Në vend të tretë është “Miskom” për prodhimin e ambalazheve letre dhe kartonit, e cila ka një fitim prej 1,6 milionë eurove.

Vijon kompania “Nabizi” për tregtimin e mallrave metalike. Qarkullimi në vitin 2023 ishte mbi 22 milionë euro, ngjashëm me vitet e mëparshme, por me një fitim 1,5 milionë euro.

Si kompania e radhës e suksesshme është rrjeti me pakicë i marketeve “Gega” me 27 punonjës dhe me një fitim prej 1,3 milion euro.

TË FUNDIT

Përfundon numërimi në katër bashki të Shqipërisë, PS fituese absolute

Dramë e re në internet mes Xhenetës dhe Eglit

Zyrtare: Big Brother VIP Kosova nis me këtë datë

Xhuli ua zbulon një “sekret” konkurrentëve të ardhshëm të BBVK

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si nuse të bukur

Lewandowski me “hat-trick”, Barcelona fiton ndaj Celta Vigos

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË