Kush janë kompanitë që kanë blerë parcelat përskaj autostradës së planifikuar Shkup-Bllacë

Picture of Ina Online
Ina Online

01/11/2024

Kompanitë “Jubaj 2”, “Amet”,”Frukta Fruta”, “Kadis Holding” dhe “Atlantik” janë përmendur se kanë blerë parcelat nga persona fizikë ku është dashur të kalonte traseja e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa parcelat janë rishitur disa herë.

Këto të dhëna i ka theksuar dje ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, duke akuzuar se në prapaskenë të këtyre shitjeve dhe tenderëve ka qëndruar BDI.

“Nuk ka pasur asnjëherë një prezantim publik të tre traseve, që është detyrim ligjor. Mjetet për autostradën janë miratuar për herë të parë në vitin 2019, janë konfirmuar në vitin 2020. Pse nuk është shpallur tender në vitin 2021, që të shiten parcelat dhe të bëhet tenderi që ta marrë vetëm një kompani dhe vetëm ajo të ndërtojë tunele”, theksoi Nikolloski.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi theksoi se Nikollovski në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionerë të Bashimit Demokratik për Integrim.

“BDI, kohë më parë, kishte kërkuar që Nikollovski të zbulojë publikisht të gjithë emrat e funksionerëve të BDI që sipas tij kanë blerë tokë në aksin rrugor Shkup – Bllacë. Nikollovski dje në Kuvend e demantoi vetvetën dhe VMRO DPMNEnë. Reterimet e përditshme të Qeverisë, si për korridorin 8 ashtu edhe për autostradën Shkup – Bllacë, shfaqin mungesë serioziteti dhe lehtësinë e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme nga vet qeveria dhe ministrat e qeverisë pa legjitimitet etnik”, theksoi BDI.

Pavarësisht këtyre përplasjeve, deri tani nuk ka ndonjë tajming për ndërtimin e kësaj autostrade dhe lëshimin në përdorim të dy kilometrave të ndërtuara nga 10 kilometrave sa ka kjo rrugë.

“Autostrada nga Shkupi në Bllacë do të ndërtohet dhe do të ndërtohet, por unë nuk do të bëj krim dhe nuk do t’i lejoj qytetarët e Maqedonisë të paguajnë 70 milionë euro më shumë për shkak të ndryshimeve në rrugën e bërë nga Qeveria e kaluar”, theksoi dje ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Megjithatë ai shtoi se deri më tani nuk ka zgjidhje autostrade, pavarësisht se janë ndërtuar dy kilometra autostradë, e cila, siç tha ai, nuk fillon askund dhe nuk përfundon askund.(INA)

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË