Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Picture of INA
INA

15/05/2024

Grupet e punës mes koalicionit të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit VLEN janë kompletuar dhe do të takohen gjatë ditëve të ardhshme për të vazhduar negociatat që i paraprijnë një marrëveshje eventuale për qeverinë e re.

Përbërja e tyre është në nivel të nënkryetarëve të partive dhe sekretarëve të përgjithshëm.

Burime të Alsat brenda grupeve të punës thonë se për momentin palët analizojnë programet e njëra tjetrës për të gjetur pikat mbi të cilat do të mund të formojnë programin eventual të qeverisë së ardhshme.

Çështjet që do të diskutohen të parat në tavolinën e negociatave janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, shëndetësia dhe inovacioni.

Negociatat mes palëve filluan të shtunën, me një takim mes liderëve të VLEN dhe kreut të VMRO-DPMNE-së. Pas takimit ata shkurt deklaruan se negociatat shkojnë në drejtim të duhur. Megjithatë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka deklaruar paraprakisht se fillimisht synon të marrë 61 deputetë, duke aluduar në përvetësimin e deputetëve nga parti të tjera. Më pas, ai tha se beson që deri në fund të qershorit të formohet edhe qeveria e re.

Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të ftojë në negociata edhe partin e Maksim Dimitrievskit “ZNAM” kurse më e distancuar politikisht, por pa e përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin, është me partinë e Dimitar Apasievit “E Majta”. /Alsat.mk

TË FUNDIT
38 minuta
LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri
2 orë
Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë
2 orë
Deputeti Hisen Berisha prish aleancat serbo-arabe dhe rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes
2 orë
Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re
2 orë
Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues

ME TE LEXUARA

1 ditë
Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re
7 orë
9 ditë sallat e operacionit jashtë funksionit! MSH pret rezultate nga Gjermania, por nuk dihet kur vijnë
15 orë
KSHZ-ja shqyrton ankesën e Frontit Evropian
2 orë
Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues
2 ditë
Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

LEXO MË SHUMË

LSDM SDSM

LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri

zeqirija ibrahimi zeka

Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë

hisen berisha

Deputeti Hisen Berisha prish aleancat serbo-arabe dhe rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes

lsdm koalicioni

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues

fature-market

Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro

kshz

KSHZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë

kasami tubim

Bilall Kasami heq dorë nga mandati i deputetit

vmro

VMRO kërkon përgjegjësi për sallat kirurgjike, thotë se ministri Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh

INFO

NA NDIQ