KOMS: Të rinjtë serb i duan malazezët dhe maqedonët, shqiptarëve “sytë nuk duan me i’a pa”!

Të rinjtë në Serbi kanë qëndrimin më pozitiv ndaj pjesëtarëve të nacionaliteteve malazeze dhe maqedonase, dhe qëndrimin më negativ ndaj shqiptarëve, tregoi raporti Alternativ i këtij viti për pozitën dhe nevojat e të rinjve, i publikuar nga organizata KOMS, përcjell INA.

Në një shkallë nga një deri në katër, me një pikë që do të thotë “ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me ta”, dy – “një qytetar si gjithë të tjerët”, tre “ata nuk më shqetësojnë, rri me ta”, katër “muk më pëlqejnë”.

Malazezët morën totalin 1.68.

Maqedonasit (1.75), boshnjakët (1.82), hungarezët (1.94) dhe rumunët (1.95) u përfshinë në grupin e kombësive mike në territorin e Serbisë dhe në rrethinë.

Vlerësimin se janë “qytetarë si gjithë të tjerët” e kanë dhënë të rinjtë për kroatët me 2,04 dhe bullgarët me 2,09, ndërsa më keq kanë dalë shqiptarët 2.52.

Vlerësimi prej 2.52 thotë se ata nuk janë në kategorinë me të cilën do të lidheshin të rinjtë dhe nuk i i pëlqejnë në mjedisin serb. Raportin e plotë “KOMS” do ta publikojë më 12 gusht për Ditën e Rinisë, shkruajnë mediat serbe.