Komuna e Bujanocit largon nga puna punëtorët e RTB

0

Largohen nga puna 3 punëtorë shqiptarë dhe një serb në Radio Televizionin e Bujanocit.

Konkursi për “Media” po vonohet si të gjitha konkurset tjera, me qëllim të shantazhimit deri në nënshtrimit thuhet kështu në reagimin e kryetarit të degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Në komunën e Bujanocit me gazetari merren të gjithë përvec gazëtarëve thotë Pajaziti.

RTB ishte mediumi i vetëm që i transmetonte seancat e Kuvendit Komunal, drejtëpërdrejtë ndërsa në seancën e fundit të KK nuk pati transmetim, duke qenë kjo hera e parë pas 20 viteve që seanca të mbahet larg syve të qytetarëve.

Pajaziti ka deklaruar se pushteti i Bujanocit po inkurajon servilë dhe militant partiak që të hapin portale dhe OJQ për tu qitur hi syve opinionin publik. RTB është televizioni i vetëm në teritorin e komunës së Bujanocit që emeton program, lajme dhe herë pas here edhe emisione në gjuhën serbe dhe shqipe./presheva.com/