Komuna e Bujanocit zhbllokon izolimin në fshatrat malore

0

Në një shkrim të botuar dje nga redaksia e Bujanoci.Net, banorët e Malësis së Bujanocit kishin kërkuar nga institucionet lokale të komunës së Bujanocit, që të ju dalin në ndihmë për të i pastruar rrugën kryesore e cila lidhë fshatrat e Malësis së Bujanocit.

Ndërsa komuna e Bujanocit nuk ka qëndruar duar kryqë për të shikuar nga interneti pamjet e bukura të borës në Malësin e Bujanocit, po i është përgjigjur menjëherë banorëve duke dalur në fshatrat e malësis së Bujanocit për të larguar borën.

Andaj sot edhe banorët e Malësis së Bujanocit ju jan falemderuar Komunës së Bujanocit për përgjigjëjen e menjëherëshme të kërkesës së tyre, banorët e Malësis kan falemderuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për angazhimin e menjëherëshëm, siq thuhet nga banorët nga kamjoni i cili e ka pastruar rrugën i është premtuar që edhe dy vendbanimet e vetëme të cilët nuk pati mundësi për tu pastruar sot do të pastrohen nesër bëhet fjalë për fshatin Novosellë dhe Suharrën.

Edhe komuna e Bujanocit ka njoftuar në një komunikat për shtyp këtë ngjarje ku për herë të parë komuna e Bujanocit i përgjigjet kërkesës së banorëve të malësis së Bujanocit, bër publike në mediume, në komunikatën e komunës së Bujanocit thuhet “Ka filluar pastrimi i rrugëve në Malësinë e Bujanocit. Komuna e Bujanocit e përkushtuar të jetë pranë çdo qytetari dhe të siguroj funksionim normal të jetës së përditshme.”/BujanociNet/