Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton gjuhën shqipe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/04/2023

Komuna e Gazi Babës ende nuk po zbaton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare konform ligjit. Më shumë se një vit nga regjistrimi i popullsisë, komuna nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve.

Me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët në këtë komunë dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.

Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski thotë për INA se po punon në atë drejtim, por nuk jep afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.

“Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, kohë më parë në komunë është mbajtur një takim ndërmjet përfaqësuesve të Agjencisë për Aplikimin e Gjuhës Shqipe dhe sipas dinamikës së konstatuar komuna i përmbush obligimet e saj. Domethënë, në përputhje me ligjin, njoftimet publike që i publikojmë në median e shkruar publikohen edhe në gazetat në gjuhën shqipe. Formularët/kërkesat që i referohen dhe janë të destinuara për procedura të caktuara në fushën e urbanizmit, në muajin shkurt të këtij viti janë përkthyer dhe janë në dispozicion të qytetarëve. Në fazën përfundimtare është zhvillimi i faqes së re të komunës së Gazi Babës, tek e cila do të ketë informacion në disa gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe”, theksoi për INA, Boban Stevkovski, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE.

I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat. Stevkovski nënvizon se komuna është e barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

c4956611-a96b-485e-ad92-98a9e4e16e38

VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-TETOVË ushtron dhunë dhe trysni në Zonën e 6-të zgjedhore

jakimovski

Zgjedhjet Presidenciale/ Jakimovski: LSDM-ja dhe VMRO-ja heshtin ndaj shtantazheve të Osmanit dhe Taravarit!

osmani

Osmani: Konsensus ekonomik, që paga mesatare brenda vitit të bëhet 1000 euro, t’i kthejmë ata që kanë ikur

policia-tetoves-spb-mpb

Arrestohet 72 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sulm fizik ndaj rejës së tij

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Mickoski vmro platforma

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

osmani

A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

afrim gashi

Gashi premton 500 milionë euro për infrastrukturën e Likovës

INFO

NA NDIQ