Komuna e Gazi Babës në Shkup nuk respekton shqipen edhe pse mbi 20% shqiptarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/01/2023

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton dygjuhësinë edhe pse që pas regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në shtator të vitit 2021 përqindja e shqiptarëve në territorin e të njëjtës tejkalon 20, përkatësish 20,32%.

Kryetari i kësaj komune, Boban Stevkovski konsideron se dygjuhësia zbatohet, megjithatë se sa zbatohet e tregon vet fakti që tabela me emrin e komunës edhe pas një viti nuk është ndryshuar dhe faqja e internetit e kësaj komune vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase, përcjell Alsat.

“Qasja ime periudhën e kaluar mendoj se ka treguar që konsideroj se nuk duhet të bëhen dallime mes qytetarëve në asnjë lloj baze. Sepse siç e keni parë ne investojmë në të gjitha vendbanimet.”, tha Boban Stevkosvski- kryetar i Komunë së Gazi Babës

I pyetur për ndryshimin e tabelës, duke qenë se deri tani nuk kishim arritur t’i merrnim një përgjigje para kamerës ai tha se ka procedura që duhen zbatuar. Në atë moment përmes një batute ndërhyri ministri i Ekologjisë i cili ishte së bashkë me të në përurimin e fillimit të punimeve për kanalizim ka fshatin Straçincë. Nuredini tha se nëse realizuesi i projektit pretendon se kanalizimi mund të përfundojë për tre muaj, atëherë mund të ndryshojnë shumë më shpejt tabelën.

Boban Stevkosvski: Kemi formuar grup pune me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm dhe caktojnë prioritete të caktuara në lidhje me procedurat që duhet të zbatojnë në vetëqeverisjen lokale.

Naser Nuredini: Me siguri kryetari i komunës do të premtojë se nëse ai (realizuesi i projektit) mund të ndërtojë kanalizim për tre muaj, atëherë tabelat mund t’i ndryshojë shumë më shpejt.

Nga Inspektorati Shtetëror për zbatimin e gjuhëve thonë se deri tani në këtë komunë nuk është realizuar asnjë mbikëqyrje inspektuese, megjithatë në planin vjetor për 2023 planifikohet një gjë e tillë. /Alsat

TË FUNDIT

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime

Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standartet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Zvicër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË