Komuna e Gostivarit nënshkruan kontratën për menaxhimin e mbetjeve të paketimit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me kompaninë Aplak-eko nga Shkupi nënshkroi kontratën për menaxhimin e mbetjeve nga paketimet në territorin e Komunës së Gostivarit.

Me kontratën parashihet mbajtja e ligjëratave dhe trajnimeve të ndryshme nëpër shkolla fillore për ngritjen e vetëdijes për selektimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga paketimit, investime në infrasturkturën ekologjike (kryesisht në vendosjen e kontejnerëve për selektimin e mbetjeve të paketimit) dhe krijimin e pikave të grumbullimit për mbledhje të selektuar të mbeturinave të paketimit.