Komuna e Kumanovës nga 85 mijë euro për klubet sportive, vetëm 1.300 euro për klubet shqiptare

Osama Muadini, këshilltar në komunën e Kumanovës nga Aleanca për Shqiptarët ka theksuar se në këtë komunë diskriminimi ndaj shqiptarëve është edhe në sport, pasi që komuna ndan shifra simbolike për klubet shqiptare, ndërsa shifra marramendëse për klubet

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se komuna e Kumanovës diskriminon dhe nuk jep para nga Buxheti për KF BASHKIMI, e as për KB RINIA?!

“KF BASHKIMI, komuna i ndanë vetëm 30.000 denarë?!… KB RINIA, komuna i ndanë vetëm 30.000 denarë?!… KA TEUTA, komuna i ndanë vetëm 20.000 denarë?!…

Këto janë mjetet që komuna i ndanë për klubet shqiptare në Kumanovë, për vitin 2021, nga buxheti i përgjithshëm prej 5.130.000 denarëve apo rreth 85 mijë euro, në përkrahje të klubeve sportive.

Pra, klubet shqiptare diskriminohen me vetëm 80.000 denarë apo mbi 1300 euro nga buxheti i përgjithshëm.

KF BASHKIMI njihet si ikona e shqiptarëve të Kumanovës, të cilët këtë vit garojnë në ligën e tretë futbollistike, me synime për tu kthyer në elitën e futbollit vendorë dhe ndërkombëtarë. Prandaj, kjo shumë e ndarë nga komuna, është qesharake dhe ofenduese, nëse vërtetë dëshirojnë t’i ndihmojnë klubet shqiptare. Keni edhe reagimin tim në seancën e këshillit komunal, pikërisht për këtë Diskriminim”, ka alarmuar Muadini.(INA)

Osama Muadini, keshilltar i ASH-se