Komuna e Likovës takim me fermerët vendor dhe nga Kosova

Shoqata “Agrokultura” me kryetarin,Mendu Nuhiu në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi sot organizuan një takim me fermerët e komunës dhe të rajonit.

Lidhur me këtë aktivitet u deklaruan edhe nga Komuna e Likovës.

“Në kuadër të takimeve në komunat rurale, sot bashkë me zv. Drejtorin e Agjensionit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, z. Remzi Abdullahi, përfaqësues të Ministrisë e tjerë, biseduam në lidhje me thirrjet që janë të hapura nga ky agjension për infrastrukturë për komuna dhe subvencionet bujqësore.

Shprehëm mbështetjen rreth procesit të aplikimit dhe informimit të procedurave për aplikim për thirjet e hapura edhe në vijim.

Me takime të këtilla do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me qëllimin e vetëm që bujqit tanë sa më tepër të jenë të informuar për mënyrën e aplikimit, procesin e përfitimit të mbështetjes financiare si dhe ofrimin e mundësisë për bashkëpunim e shërbime në çdo kohë”, u shpreh kryetari i komunës Erkan Arifi.