Komuna e Strugës tender prej 393.750 denarë për blerje të antivirusit për kompjuterë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Shkurt, 2022

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në një nga tenderët e fundit për vitin 2021, Komuna e Strugës e udhëhequr nga Ramiz Merko ka blerë licenca për antivirus në vlerë prej 393.750 denarë, apo rreth 6400 Euro, shkruan InfoShqip.

Në bazën e prokurimeve publike del se Komuna e Strugës me datë 21 Dhjetor ka nënshkruar marveshje për blerjen e 150 licencave të antivirusit nga kompania “Jongis” nga Ohri dhe në tender specifikohet se kompania në fjalë duhet të bëjë edhe instalimin e antiviruseve në kompjuterët e komunës.

Poashtu në tender specifikohet se aktualisht Komuna e Strugës përdor antivirusin e llojit “Kaspersky Endpoint Security” dhe kompania që ka fituar tenderin duhet ta de-instalojë softuerin aktual dhe të instalojë softuerin e rri, por pa u specifikuar se çfarë modeli antivirus do instalohet.

Vlen të theksohet fakti se në treg ekzistojnë me dhjetëra softuerë antivirusesh më të lira madje edhe falas, por gjithashtu edhe antivirusi aktual “Kaspersky” që përdor Komuna e Strugës është ndër antiviruset me të njohur dhe më të besuar në treg, por Komuna e Strugës e ka shikuar të arsyeshme mos të mos përdori më dhe të bëjë tender të rri që taksapaguesve do ju kushtojë plot 393.750 denarë. /InfoShqip.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ