Komuna e Tetovës në aksion, lahen dhe dezinfektohen rrugët e qytetit (FOTO)

NPK “Tetova” ka vijuar larjen dhe dezinfektimit të rrugëve të qytetit të Tetovës.

“Ditëve të fundit qyteti ynë u përballë me rreshje të rrëmbyeshme të shiut,si dhe me vërshime. Po ashtu, këto ditë shpërtheu edhe një zjarr i madh në një depo fabrike. Sonte ekipet e NPK-së kanë bërë larjen e rrugëve për të pastruar çdo mbetje të dëmshme dhe për të kthyer në normalitet qytetin e Tetovës.

Gjithashtu, informojmë qytetarët se është bërë edhe dezinfektimi i rrugëve për shkak të mbetjeve nga zjarri. Larja e rrugëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim së bashku me Njësitin e Zjarrëfikësve”, njofton NPK Tetova.