Komuna e Ulqinit para kolapsit financiar

0

Gjekë Gjonaj

Në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila ka filluar punën javën e kaluar , u diskutua për informatën e kryetarit të Komunës Loro Nrekiq për rastin e njohur si K1. Në debat morën pjesë disa këshilltarë të cilët pa mëdyshje shprehën moskënaqësinë dhe shqetësimin e tyre pas vendimit përfundimtar e fuqiplotë të Gjykatës Supreme , në bazë të cilit Komuna e Ulqinit duhet t’i paguej firmës “ Rekreaturs” nga Budva, 6.2 milionë euro. Këshilltarët nga radhët e shumicës dhe të pakicës këtë vendim të Gjykatës Supreme të Malit të Zi e cilësuan të dëmshëm me pasoja tepër të rënda ekonomike jo vetëm për vetëqeverisjen lokale, por edhe për ndërmarrjet publike themelues i të cilave është komuna, për subjektet e këtushme ekonomike dhe për qytetarët e kësaj komunë.

Shumica e këshilltarëve në debatë vlerësuan se nëse së shpejti nuk gjindet një zgjidhje fatlume dhe e qëndrushme mes Komunës së Ulqinit, Minsitrisë së Financave dhe Qeverisë së Malit të Zi vetëqeverisja vendore do të paralizohet plotësisht dhe dyerëve të komunës mund t’u vihet çelësi. Ata pohuan se tani ndodhen para aktit të kryer dhe shtuan se janë të vetëdijshëm se borxhin duhet paguar, edhe pse siç thanë ata, komuna nuk ka asnjë faj për këtë. U dëgjuan edhe deklarata të tilla se Komuna e Ulqinit është okupuar, se shteti na dha Komunën e Tuzit dhe na mori Komunën e Ulqinit , në kuptimin ekonomik, se bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e Ulqinit janë edhe subjektet nacionale shqiptare, se rasti K1 është një sëmundje kronike e pashërueshme etj.

Nga ana tjetër një numër simbolik i përfaqëseusve të popullit nuk u pajtuan me pohimet e përmendura të kolegëve të tyre. Sipas tyre shteti as nuk na ka dhënë as nuk na ka marrë gjë, pasi dihet mirëfilli se si funksionon ai. Konstatuan se nëse është dashur t’i vihet “dryni” Komunës së Ulqinit momenti më i përshatshëm dhe më i duhur për këtë ka qenë kur ka filluar ky proces gjyqësor, në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike me anëtarët e vet të koalicionit. Nuk munguan edhe akuzat e ndërsjellta mes këshilltarëve se kush kujdeset më shumë e e kush më pak për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në parlamentin e Ulqinit, se kush është më patriot e kush ë më nacionalist mes këshilltarëve shqiptarëve, se kush është më euforik kur përmenden partitë shqiptare, e polemika të tjera që nuk ishin pjesë e temës shumë me peshë për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit. Në monetin e këtij raportimi kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni shpalli puishim njëorësh të kësaj seancë