Komunat me shumicë shqiptare të painteresuara për projekte për shërbime sociale që i financon Banka Popullore

Picture of ina-online
ina-online

23/11/2023

Komunat me shumicë shqiptare nuk kanë treguar interesim për të punuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, edhe pse Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vjet u ka ofruar mundësi për mbështetje financiare. Komunat e Strugës, Kërçovës dhe Çairit nuk kanë aplikuar fare për të fituar grant prej 30.000 eurove, kurse Tetova me Bërvenicën si dhe Dibra nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin ashtu siç është kërkuar. Vetëm Komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit janë pranuar dhe kanë filluar me punë këtë muaj, shkruan Portalb.mk.

Nga fundi i vitit të kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ka bërë thirrje të hapur komunave për të përmirësuar shërbimet sociale. Fondet për realizimin e projekteve të kësaj kategorie i ka premtuar Banka Popullore, me maksimum 30.000 euro për komunë. Komunat kanë pasur hapësirë të propozojnë projekte në varësi të asaj se cilat shërbime sociale u nevojiten, qoftë kjo shtëpi për pleq, ndihmë në shtëpi për të moshuarit, qendër për personat me nevoja të posaçme e kështu me radhë.

Portalb.mk kërkoi nga MPPS listën e aplikimeve, për të parë se ku janë komunat me shumicë shqiptare me procesin e realizimit të projekteve. Sipas listës Komunat e Strugës, Kërçovës dhe Çairit nuk kanë aplikuar fare.

Për Komunën e Dibrës, nga MPPS thanë se kanë dorëzuar propozim-projekt, buxheti i të cilës e kalon vlerën prej 30,000 eurove. Nga Komuna e Dibrës paralelisht deklaruan se nuk janë në dijeni përse nuk u është pranuar projekti.

Komuna e Tetovës dhe Bërvenicës kanë aplikuar së bashku, por deklaruan se “edhe përkundër dorëzimit të dokumentacionit të plotë (ku u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndër-komunale me Komunën e Bërvenicës), ky projekt u refuzua nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale”.

Nga MPPS u përgjigjën se këta komuna në fakt nuk kanë dorëzuar marrëveshje për bashkëpunim, as Deklarata për Miratim të Planit Social, pavarësisht asaj se lista e plotë e të gjitha dokumenteve të nevojshme është e dhënë në ueb-faqe.

“Komuna e Tetovës dhe Komuna e Bërvenicës me shoqatën për shërbime sociale Orhideja, nuk kanë dorëzuar Deklarata për miratimin e Planit Social dhe nuk kanë dorëzuar Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet komunave”, thonë nga MPPS.

Rrjedhimisht nga Komuna e Tetovës premtuan se gjatë vitit 2024 do ta mundësojnë projektin e planifikuar me buxhetin e tyre.

“Për vitin 2024, në kuadër të Programit Vjetor të Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale është planifikuar të ndahet një pjesë e mjeteve të buxhetit komunal për shërbimin Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi për të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe janë planifikuar aktivitete përgatitore për ngritjen e qendrës ditore për të moshuar”, shkruajnë nga Komuna e Tetovës.

Komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit kanë aplikuar së bashku dhe janë të vetmet që janë miratuar. Ato këtë muaj kanë filluar realizimin e projektit “Homecare”, duke ofruar kujdestarë të licencuar që do t’u shërbejnë të moshuarve dhe personave me nevoja të posaçme nga 1 deri në 4 orë në ditë. Ky shërbim është pa pagesë dhe nuk varet nga kategoria sociale e qytetarëve që aplikojnë.

Investimi në përmirësimin e shërbimeve sociale është i nevojshëm në tërë Maqedoninë e Veriut. Në shtator të këtij viti, edhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësim mbi të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara në RMV, kurse më herët këtë vit prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta deklaruan se duhet të lënë anash punën, karrierën e jetën e tyre për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

Në lidhje me pjesëmarrjen e personave me aftësi të veçanta në jetën sociale në Maqedoninë e Veriut, kritika kishte edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian.

Nga ana tjetër, kushte nuk ka as për personat e moshuar, kurse numri i tyre është në rritje. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në prill deklaroi se çdo vit publikojnë thirrje në lidhje me ndërtimin e objekteve sociale dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë komunat.

TË FUNDIT
8 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
8 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
13 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
13 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

21 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
21 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
8 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
19 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ