Koncepti i së ardhmes i Volkswagenit debuton në rrugët e Kinës

0

Koncepti i së ardhmes i Volkswagenit, I.D. Vizzion, ka debutuar në rrugët e Kinës para se të prezantohet në panairin e veturave në Pekin.

Vizzion paraqet vizionin e Volkswagenit për automjetet elektrike të së ardhmes me veturën e pestë të re autonome që përfaqëson autonominë absolute të automjetit.

Ky koncept i së ardhmes nuk ka një sistem kontrolli, pedale ose një pult kontrolli standard, transmeton ksp.

Megjithëse një sistem plotësisht autonom nuk do të jetë në dispozicion për konsumatorët, pasi teknologjia tjetër do të gjendet në produktin përfundimtar që duhet të dal në treg në dy-tre vitet e ardhshme.

Koncepti Vizzion ka dy motorë elektrikë me kapacitet prej 150 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 6.3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 180 km/h.

Vizzion me vetëm një karikim mund të kalojë deri 665 kilometra. /Koha.net/