Koncesione për të ndërtuar objekt të ri komunal, komuna e Tetovës jep tokë ndërtimore

Picture of INA
INA

07/09/2023

Një tokë ndërtimore që i takon Komunës së Tetovës, me sipërfaqe 3880 metra katrorë, do t’i jepet një kompanisë që do ta ndërton një objekt pranë komunës së Tetovës për nevojat e administratës komunale. Gjithashtu komuna do ta japë me partneritet publiko-privat për 15 vite edhe pishinën e mbyllur që të shndërrohet në “Aqua Park”. Këto ishin disa nga pikat e mbledhjes së Këshillit që përplasën këshilltarët e Lëvizjes Besa që janë në pushtet lokal dhe ata të BDI-së që janë në opozitë. Sipas Kryetarit të Tetovës vlerësimi i tokës do të bëhet nga ana e një Prokurimi Publik me qëllim që të merret çmimi më mirë.

“Në bazë të çmimores është përllogaritur që ajo tokë të shkojë diku 800 mijë euro dhe për atë është bërë me dy faza pasi që ne nuk kemi pasur tokë me sipërfaqe më të madhe që mund të mbulojmë komplet projektin dhe këtu që është me rëndësi, se bëhet fjalë për procedurë të hapur, ofertuesit e ndërtimit do të bëjnë ofertë dhe për vlerën e ndërtimit të objektit që i bie se vlera mund të jetë më e vogël se 1.2 milionë euro por njëkohësisht do të bëjnë edhe ofertë edhe për tokën që do ta marrin”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës Tetovës.

Opozitarja BDI vlerëson se ky objekt në bazë të propozimit nuk do të ndërtohet në tërësi dhe kjo ka bën që komuna të jep tokë ndërsa të merr një objekt të pa përfunduar.

“Komuna e Tetovës ka për qëllim dhënien e pronës publike një kompanie private në këmbim për punimet që do të bëhen për objektin e ri të komunës, kjo tokë publike ka shumë më shumë vlerë se punët që kompania do i realizon në këmbim të kësaj toke, komuna e Tetovës do të përfitojë një objekt të pa përfunduar, ndërsa kompania private do të kompozojnë pronë që kap shifrat milionëshe. Në seancën e sotme pishinën e vetme publike që e ndërtoi udhëheqësia e kaluar e BDI-së, ja jep në shërbim një kompanie me arsyetimin se kjo kompani do të ndërtojë “Aqua park”, ndërsa ndertimet e “Aqua park” në të kaluarën janë vlerësuar si ndërtime të dështuara për shkak të mos asueteshmërisë së investimeve”, pohoi Liridon Disha, këshilltar i BDI-së.

Në bazë të analizës që është bërë, objektit i komunës është vlerësuar në vlerë prej 1 milionë e 200 mijë euro, ndërsa toka që do ta jep komuna me sipërfaqe 3880 metra katrorë kap një vlerë prej 880 mijë eurosh.

TË FUNDIT
7 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
9 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
9 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
11 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
11 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

ME TE LEXUARA

22 orë
13 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
11 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat
18 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
16 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë
22 orë
Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia
11 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)
18 orë
Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
16 orë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
21 orë
Blindohet rezidenca verore e Putinit! Ka një mbrojtje të re ajrore që askush nuk mund të depërtojë

LEXO MË SHUMË

IMG_4534

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

edi rama

Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

INFO

NA NDIQ