Konferenca për post-kovid zhvillimin: Si të shftytëzoni përvojat e krizës së koronës për reforma pozitive?

Pasiguria ka qenë një tipar kryesor i botës përreth nesh që kur pandemia Kovid-19 u bë forca lëvizëse e vendimeve të qeverive në pothuajse çdo vend. Është pandemia ajo që dirixhon vendimet e rëndësishme në pothuajse çdo sektor, si dhe parashikimet për rritjen dhe zhvillimin e ekonomive në periudhën e ardhshme.

Mjedisi i pasigurt vazhdon edhe gjatë këtij viti 2021, për të cilin institucionet monetare në botë parashikojnë se do të jetë i tillë deri në fund – me parashikime të pasigurta për zhvillimin global. Cilat do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të përballen ekonomitë në botë, por edhe në rajonin tonë? A ekzistojnë politika konkrete që mund ta përshpejtojnë rimëkëmbjen e ekonomive tashmë të brishta të goditura nga recesioni?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, së pari duhet të identifikojmë sfidat kryesore për mirëmbajtjen e sigurisë në botë që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit dhe vazhdon të na befasojë çdo ditë me ndryshimet. Këto sfida me të cilat përballet rajoni dhe bota do të përpiqen të zbulojnë pjesëmarrësit në Konferencën e Parë Ndërkombëtare Vjetore “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas kovidit” nikoqir i së cilës është Ministria e Financave. Diskutimet në këtë konferencë të rëndësishme do të hapen nga përfaqësues të lartë të disa institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, EIB, BERZH, ministra, ambasadorë, profesorë universitar, ekspertë ekonomik dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm që marrin pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e politikave rajonale dhe globale.

Pjesëmarrësit e konferencës do të shkëmbejnë ide dhe pikëpamje të ndryshme për mundësitë për post-kovid rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomive në recesion, si dhe mënyrat më efektive për rimëkëmbjen e tyre pas përfundimit të pandemisë. Organizatorët e kësaj konference shpresojnë se ajo do të ndihmojë në zhvillimin e politikave të qëndrueshme makroekonomike, qeverisjen e mirë dhe pjesëmarrjen qytetare, e cila në të ardhmen do të shndërrohet në një konferencë tradicionale me ndikim të fortë në rajon dhe më gjerë.

Ekspertët janë unanim se periudha e kaluar e pandemisë ka treguar se Covid-19 nuk është vetëm një e keqe kundër së cilës është bashkuar e gjithë bota, por edhe një katalizator për reforma dhe ndryshime të rëndësishme. Kriza e koronës i ka treguar botës se ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale mund të zbatohen shumë më shpejt nga sa mendohej më parë. Pandemia fillimisht nxiti digjitalizimin dhe e ngriti atë në një nivel shumë më të lartë, por në të njëjtën kohë e rriti bashkëpunimin ndërkombëtar në një nivel jashtëzakonisht të lartë, i cili ishte veçanërisht i dukshëm në periudhën e zbulimit të vaksinës kundër Kovid-19. Pas një periudhe të gjatë luftimi me të gjitha efektet negative të pandemisë, tani është radha e botës që të përdorë përvojat pozitive të kësaj lufte në përballimin e sfidave të një bote që po ndryshon çdo ditë.