Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe për Zbatimin e Ligjit (INL), sot dhe nesër organizojnë Konferencë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Fjalime hyrëse në hapjen e konferencës do të kenë ambasadorja Angela Ageler dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Ambasada e SHBA-së bëri të ditur se konferenca rajonale dyditore ka për qëllim të nxisë një rrjet rajonal shumësektorial të “liderëve në luftën kundër korrupsionit” – profesionistë nga qeveria, gjyqësori, shoqëria civile dhe sektori i biznesit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.