Konfirmohen 289 raste të reja me coronavirus dhe katër të vdekur në Shqipëri

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur katër të vdekur dhe 289 raste të reja infektimesh të identifikuar nga kryerja e 1402 testeve.

Mes viktimave janë një 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Bashkë me rastet e fundit, numri i rasteve aktive me COVID-19 i ka kaluar mbi 6100 persona, ku gati 50% e të infektuarve janë në Tiranë.

Numri i rasteve pozitive është rritur ndjeshëm që prej fillimit të muajit tetor. Kjo ka ardhur edhe për shkak të rritjes së testimeve, pasi janë kryer gati 1 mijë teste çdo ditë. Vetëm gjatë testimeve të 12 ditëve të fundit, janë identifikuar 2 235 të reja pozitive.

Rastet e 12 ditëve të fundit fundit:

Data Rastet ditore

5 tetor 144

6 tetor 158

7 tetor 162

8 tetor 169

9 tetor 167