Konfirmohet aktakuza ndaj Sinan Vllasaliut, ngarkohet se iu shmang mbi 24 mijë euro tatim shtetit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Sinan Vllasaliu do të përballet me akuzën se i është shmangur mbi 24 mijë euro tatim shtetit.

Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së tij për hudhje të aktakuzës.

Këngëtari Vllasaliu po akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi”, ka siguruar vendimin e marrë më 16 shkurt 2023, nga gjykatësja Naime Krasniqi, ku thuhet se kërkesa për hudhje të aktakuzës nuk është e mbështetur në asnjë provë dhe se duhet të vazhdohet me procedimin sipas aktakuzës.

Në kërkesën e parashtruar nga avokati i Vllasaliut, Florent Latifaj është kërkuar hudhja e aktakuzës me arsyetimin se i mbrojturi i tij ka sqaruar se nuk pajtohet me tatimin e paraqitur nga ATK-ja dhe Prokurorit të Shtetit për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015. Pasi që për këto vite fiskale, ai ka paraqitur pagesat e tatimeve të cilat i ka kryer në shtetin e Amerikës, periudhë kjo gjatë të cilës ai ka realizuar të ardhura në vende të ndryshme, ndërsa në periudha të caktuara ka paguar edhe në Kosovë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ka dyshim të bazuar se Vllasaliu ka kryer veprën penale siç përshkruhet në dispozitiv të aktakuzës.

“Nga provat e propozuara në aktakuzës për veprën penale me të cilën akuzohet i pandehuri Sinan Vllasaliu paraqet dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në vendim.

Gjithashtu në këtë vendim thuhet se, përshkrimi faktik në dispozitivin e aktakuzës jep informata për vendin, kohën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanave të tjera, ndërkohë që ekziston edhe emërtimi ligjor i veprës sipas dispozitave të KPRK-së.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 18 nëntor 2022, i akuzuari Vllasaliu është deklaruar i pafasjhëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Në aktakuzë shkruan se i pandehuri Vllasaliu, në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë, në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

TË FUNDIT
24 orë
Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)
1 ditë
Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!
2 ditë
11 vite bashkë, Ledion Liço tregon si u njoh me Sarën: Ja si u ndjeva
2 ditë
Egla i kthehet Sarës: Lëre rehat Bardhin! Ja si i përgjigjet ajo
2 ditë
Roza Lati feston ditëlindjen, ja kush ishin ish-banorët e BBV3 që morën pjesë

ME TE LEXUARA

24 orë
Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)
1 ditë
Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!

LEXO MË SHUMË

luiz melinda

Publikohet kënga e re e Luizit dhe Melindës (Video)

heidi

Heidi dedikim për Romeon: Më ke bërë gocën më të lumtur në botë!

ledion lico sara

11 vite bashkë, Ledion Liço tregon si u njoh me Sarën: Ja si u ndjeva

Sara gjordeni bbvip

Egla i kthehet Sarës: Lëre rehat Bardhin! Ja si i përgjigjet ajo

roza lati

Roza Lati feston ditëlindjen, ja kush ishin ish-banorët e BBV3 që morën pjesë

ferma vip

Ja kujt ia dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba: U bë forca ime

Olta

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

luizi luna

Video/ Kiara kërkon ndihmë për vajzën…

Olta Gixhari

‘Shejtani ka shkundur brekët’! Çfarë do të thotë Olta? Video

INFO

NA NDIQ