Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë. Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.
Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?” shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.
Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja çfarë
Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale.
Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në shtëpi është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.
Në këtë kohë që flasim çift gëzojnë një djalë së bashku, mirëpo pjesëmarrja e Big Bastës në një reality-show duket se ka sjellë edhe hapin final të krizës së çiftit.
Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, ja çfarë
Mbetet për t’u parë nëse vetë Big Basta do të flasë për këtë ndarje nga bashkëshortja e tij, apo do të zgjedhë që mos të ndajë detaje me publikun.