Konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë: Joe Biden do të rikandidojë për president në vitin 2024

Joe Biden do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2024. Konfirmimi vjen nga Shtëpia e Bardhë.

Më herët, Washington Post raportoi se Biden dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë i kanë zbuluar aleatëve planet për të garuar sërish për president.

Kjo vjen mes shqetësimeve për një rikthim të mundshëm të republikanëve në pushtet dhe nëse Biden mund të përballojë një tjetër fushatë elektorale, marrë shkas nga mosha e tij.

Biden mbushi 79 vjeç gjatë kësaj fundjave dhe gjithmonë ka qenë pro rikandidimit për Shtëpinë e Bardhë.
Ekipi i tij nuk ka zbuluar nëse presidenti do ta mbështesë automatikisht zëvendësen e tij, Kamala Harris, nëse vendos mos të kandidojë në vitin 2024.

Me shumë gjasë nga kampi republikan, do të jetë në garë, Donald Trump.