Konflikti Izrael-Hamas/ Rama: Mbështesim thirrjen për një pauzë humanitare, armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve

Picture of INA
INA

07/11/2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehet se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit duhet të marrë fund përpara se të dalë jashtë kontrollit dhe të përshkallëzohet në rajon. Në një reagim në X, duke komentuar zhvillimet e fundit, Rama thotë se Shqipëria mbështetet thirrjen e SHBA-ve për një pauzë humanitare në Gaza.

Kreu i qeverisë shton se pas sulmit ndaj Izraelit me 7 Tetor, Hamasi nuk mund të ketë të ardhme politike ndërsa shton se në këmbim të një armëpushimi, duhet të sigurohet lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi. Ai shton se do të takohet me liderët e tjerë në Forumin e Paqes në Paris për këtë konflikt.

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme“, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

TË FUNDIT
22 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
22 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
24 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
2 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
2 ditë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

sali berisha

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

INFO

NA NDIQ