Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur zyrtarisht gjendje të luftës, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Kjo i lejon atyre të ndërrmarin veprime që sipas tyre janë “aktivitete të rëndësishme ushtarake”.
Sipas kryeministrit kjo luftë është imponuar nga sulmi që erdhi nga Rripi i Gazës, raporton Al Jazeera.
Ne kemi raportuar gjatë gjithë ditës për sulmet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës dhe ato nuk tregojnë asnjë shenjë përfundimi, përcjell Bota sot.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sapo kanë postuar në Twitter: “Aeroplanët luftarakë të IDF-së sapo goditën objektivat terroriste të Hamasit në Gaza që u përdorën për të sulmuar Izraelin.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë civilët izraelitë.”
Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se 313 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, me gati 2,000 të plagosur.
Hezbollahu paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Lufta mund të përhapet
Hashem Safi al-Din, kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, gjatë një konference për shtyp, dërgoi një mesazh për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se luftimet mund të përhapen.
“I gjithë kombi islamik do t’i bashkohet “stuhisë” nëse ata vazhdojnë në çmendurinë e tyre”, tha kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut.
Sot në mëngjes, Hezbollahu lëshoi predha mortajash në vendet ushtarake izraelite në kufirin me Libanin, duke pretenduar se qëndron në solidaritet me rezistencën palestineze.
Qindra të vrarë nga të dyja anët
Që nga fillimi i sulmeve ndaj Izraelit nga Gaza të shtunën, më shumë se 500 izraelitë janë vrarë, raportojnë mediat lokale – një total që është rritur në mënyrë të vazhdueshme në 24 orët e fundit.
Në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë tha se 313 njerëz ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, me gati 2,000 të plagosur.