Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) uron zgjedhjen e Presidentes, zonjës Vjosa Osmani-Sadriu

Kongresi Panshqiptar Amerikan uron përzemërsisht Vjosa Osmani-Sadriun me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës. Si presidentja e dytë në historinë e shtetit të ri, zgjedhja e Zonjës Osmani-Sadriu nuk është vetëm fitore për gratë kudo por është një provë tjetër për vlerat euro-atlantike të Kosovës.

Ne mezi presim të punojmë me Presidenten Osmani-Sadriu dhe qeverinë e re të Kryeministrit Kurti për të vazhduar forcimin e lidhjes së veçantë mes popujve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të gjithë liderëve politik të punojnë bashkë në përballjen me sfidat e mëdha që Kosova ka para vetit, brenda dhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në mesazhin e urimit.(INA)