Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

INA
INA

30/09/2023

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Torres në një postim në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.Sipas tij, ky është një vazhdim i hapur i cenimit nga Serbia kundër Kosovës që po përshkallëzon tensionet në mënyrë të panevojshme për një kohë të gjatë.

“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruan ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Pas kryeministrit në Qeverinë teknike, BDI-ja synon pozitën e presidentit të shtetit

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

administrata

Administratorët e ri do të testohen:Nëse nuk kalojnë provimin, përjashtohen nga puna

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

A ka përfunduar “besa”? Familja Murseli po ruhet nga policia, ja çka thonë Ademajt

mitreski-1024x682

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Bruksel EU BE KE Komisioni-Evropian11

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

INFO

NA NDIQ