Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

ina-online
ina-online

02/10/2023

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dislokimit të trupave ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Torres, në një postim në platformën X, ka thënë se është i alarmuar nga raportimet për dislokim të forcave të mëdha të ushtrisë serbe në zonën kufitare me Kosovën. Ai ka thënë se ky është kërcënim i hapur i Serbisë ndaj Kosovës.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.

Torres ka mbështetur thirrrjet e administratës së Presidentit Biden që Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat e saj ushtarake nga zona kufitare me Kosovën.

“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruan Torres.

Ndërkaq, ka qenë edhe zdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, i cili tha të pemten se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh të ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, përfshirë artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha Kirby.

“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes”, theksoi ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

aksident kosove

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

rip-600x360

Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

haxhi shala

Specialja arreston komandant ‘Topin’ – Haxhi Shalën

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

INFO

NA NDIQ