Kongresmeni amerikan ‘godet’ me pyetje zyrtarin e DASH-it: Pse po kërkoni zgjedhje të reja në veri të Kosovës?

Picture of INA
INA

02/07/2023

Situata e tensionuar në veri, ka bërë që BE-ja dhe SHBA-ja të paralajmërojnë vendosje të sanksioneve ndaj Kosovës, për siç kanë thënë ata “mos ndërmarrjen e veprimeve për shtensionim të situatës”.

Madje sikurse BE-ja ashtu edhe SHBA-ja kanë kërkuar në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhje të reja.

E lidhur me këtë gjë, kongresmeni amerikan, Keith Self gjatë mbledhjes së Komitetit për Punë të Jashtme të DASH-it, ka pyetur se përse po kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, përderisa kryetarët janë zgjedhur në mënyrë të drejtë.

“Dhe kur një palë bojkoton zgjedhjet, zgjedhjet mbahen, mbahen siç duhet, dhe njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni zgjedhje të reja?”, pyeti krongesmeni Self.

Pas kësaj, u përgjigj zyrtari i DASH-it, Douglas D. Jones i cili tha se plani përfshirë zgjedhjet e reja, i referohej zgjedhjeve në Kosovë të cilat u bojkotuan nga serbët e Kosovës.“Pra, ne kemi pranuar që kryetarët e komunave që janë zgjedhur janë zgjedhur me zgjedhje të duhura. Megjithatë, ata nuk kanë mundur t’i kryejnë plotësisht detyrat e tyre dhe në fakt përpjekja e tyre për t’u zhvendosur në ndërtesat e zyrave të tyre komunale është ajo që ka çuar në dhunë”, ishte përgjigja Jones.Kongresmeni Self vazhdoi tutje me pyetje duke thënë se kryetarët e komunave të zgjedhur, po përpiqen të bëjnë detyrën e tyre, të zhvendosen në ndërtesat e zyrave, dhe ne po e mbështesim një ribërje në vend të mbështetjes së këtyre kryetarëve të zgjedhur siç duhet. Pse është ajo?

Zyrtari i DASH-it, Douglas D. Jones iu përgjigj se këta kryetarë për shkak të bojkotit janë zgjedhur me një përqindje të ulët.
Kongresmeni tha se kjo ndodh çdo ditë në Amerikë.

“Problemi i vërtetë që unë shoh është se Departamenti i Shtetit po përpiqet ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, ju po ndërhyni në zgjedhjet që u mbajtën siç duhet, po ndërhyni me njerëzit që janë zgjedhur siç duhet në përpjekje për të futur veten tuaj në një mijëvjeçarë të vjetër dhe ju po prishni një proces zgjedhor të ekzekutuar siç duhet. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë nga orbita ruse”, shprehet kongresmeni Self.

Kjo deklaratë e tij ka marrë mbështetje të madhe nga shqiptarët, të cilët e kanë shpërndarë gjithandej në rrjete sociale.

TË FUNDIT
4 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
4 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
4 orë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
6 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
6 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

ME TE LEXUARA

4 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
1 ditë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!
22 orë
Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN
1 ditë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
22 orë
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
1 ditë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
21 orë
Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof
1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
9 orë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

LEXO MË SHUMË

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

INFO

NA NDIQ