Konjufca: Asociacioni nuk bën të themelohet para marrëveshjes

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk bën të themelohet Asociacionin para marrëveshjes, pasi që sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh.

“Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja De-Facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim me u pozicionua ashtu”, ka thënë Konjufca.

Ai tha se themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt, e cila nuk është dëmtim i madh për Kosovën, por me këtë, mund të bëjmë një hap të madh përpara.

“Pra, kurrgjë tu dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon me e njoftë Kosovën De-Facto dhe pas njohjes De-Facto, cilat janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me fitu Serbia, çfarë lloj të mekanizmit në Kosovë. Unë mendoj që mundet me e kriju një forum të Komunave Serbe, ku ata mblidhen dhe ata folin për problemet e tyre”, tha Konjufca në ATV.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ