Konjufca: Ja çfarë i thashë diplomatit amerikan Escobar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot e mirëprita në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, Këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin e Shtetit dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane.

Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

E falënderova emisarin Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut dhe shpreha gatishmërinë për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit të ndërsjellë, si dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Konjufca. (INA)

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/749601013204263

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

bujar-1

OSBE me 9 hapa për Veriun e Republikës së Kosovës

edi rama

Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ali-ahmeti-2

BDI feston ditëlindjen, koktej festiv, por edhe ‘luftë’ brenda llojit

INFO

NA NDIQ