Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropalin, duke u shprehur se këto dy vende kanë marrëdhënie të mëdha bashkëpunimi.
Ai është shprehur se Shqipëria është e paplotë pa Kosovën, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës “kanë luftuar me dekada për Shqipërinë”
“Shumica e kosovarëve nuk i referohen Shqipërisë si shteti fqinj. Po ta pyesim një kosovar se ku po shkon, nuk ka merr mendja se thotë po shkoj në shtetin fqinj. Por thotë ‘po shkoj në shtetin amë’. Shqipëria nuk u bë e plotë dhe na u mohua, e për Shqipërinë qytetarët e Kosovës luftuan me dekada”, ka deklaruar ai para mediave.
Sipas Konjufcës, institucionet e Kosovës kur shohin Shqipërinë “shohin një raport si me vetveten”, duke u shprehur se dy vendet duhet t’i thellojnë raportet.