Konjufca takon sot kryetarët e partive politike

Picture of INA
INA

08/04/2025

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca do të mbaj sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se mbledhja do të mbahet në ora 12:00.

Kërçeli deklaroi se mbledhja do të mbahet për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend.

Të enjten e javës së kaluar, Kuvendi njoftoi për këtë takim, i cili do të mbahet në drekë, një javë para seancës konstituive të Kuvendit.

Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Duke kërkuar formimin e qeverisë “sa më parë që të jetë e mundur”, presidentja konsideron se deri më 15 prill “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.

Ajo ka uruar që “ai proces të shkojë sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë”.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma).

Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë./EO

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË