Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Picture of INA
INA

09/09/2024

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka cilësuar “ledhatuese ndaj Serbisë” deklaratat e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili gjatë vizitës në Kosovë javën e shkuar kërkoi që të hiqen masat e sigurisë ndaj mallrave serbe.

Konjufca tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Procesi i Berlinit nuk mund të reduktohet në CEFTA.

Mua nuk më duket se Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA. Mosmarrëveshjet që ne i kemi sa i përket CEFTA-s dhe përpjekjet që Qeveria e Kosovës i ka lidhur me një marrëveshje të dinjitetshme të prezantimit të Kosovës në të gjitha këto marrëvehsje rajonale, mendoj që është e drejtë e mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, por Procesi i Berlinit është shumë më i gjerë dhe unë nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces”, tha ai.

Konjufca tha se ka një rrugë që rajoni të jetë, siç tha, funksional.

“Ajo që nuk mund të arrihet dhe ato që i tha z. Sarrazin gjatë vizitës së tij në Kosovë, është faktikisht njëfar modusi i ledhatimit të Serbisë ma merr mendja mua. Nëse doni të keni rajon funksional, ne e dimë se cila është rruga: është barazimi i Kosovës me Serbinë si dy shtete të pavarura që marrin pjesë në këto marrëveshje rajonale. Nëse ne ftohemi dhe diskriminohemi të marrim pjesë në baza zë pabarabarta me Serbinë, Kosova nuk e pranon dhe Kosova ka me luftu deri në fund për interesat e saj”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se më mirë do të ishte që Sarrazin “ta ketë mendjen te mungesa e ndonjë sanskioni sa i përket Serbisë”.

“Kështu që, mua më duket i drejt qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe shumë më mirë do të ishte që z. Sarrazin, shumë më shumë ta ketë mendjen te mungesa e ndonjë sanskioni sa i përket Serbisë, prej sulmit që e përmendem të Banjskës e deri te kjo e fundit para dyditësh, bllokimi i kufijve. Tash, nëse e analizoni këtë, pyetja normale do të ishte që kush atëherë qenka për bashkëpunim, e kush po investon në grupe terroriste për t’iu dhënë leje të drejtpërdrejt prej Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i bllokuar kufijtë e Kosovës”, tha Konjufca.

“Për shembull, unë s’e pashë z. Sarrazin që i pengoi kjo që iu bllokuan kufijtë e Kosovës nga ata që jo që kanë precedent penal, por janë edhe kriminelë ndërkombëtarë”, tha ai.

Masat e vendosura që ndaluan importin e mallrave nga Serbia që prej 15 qershorit të vitit të kaluar, ai tha se “janë vendosur nga aspekti i sigurisë”.

TË FUNDIT
3 minuta
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
27 minuta
Sot seanca për rastin Banjska: Të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë
9 orë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
9 orë
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave
11 orë
Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

ME TE LEXUARA

21 orë
“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri
11 orë
Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk
19 orë
Profesori serb rikthehet në Prishtinë pas 27 vitesh: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet e dhimbjet nga Serbia
9 orë
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave
19 orë
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
9 orë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
19 orë
Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

gjykimi banjsk

Sot seanca për rastin Banjska: Të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

erdogan

Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

tik tok

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok

Foto:Ilustrim MPB

Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë

policia

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës, policia jep detaje

klinika per femije shkup

Publikohet raporti për foshnjën e vdekur 14-muajshe, ja detajet

INFO

NA NDIQ