Konjufca:Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët

INA
INA

29 Maj, 2023

Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca ka dënuar ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren!

“Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!

Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në Ukrainë, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përdorimi i mjeteve dhe dhunës së rëndë ndaj trupave të ruajtjes së rendit, tregojnë atë që tashmë dihej: synimin për ta mbajtur të shkëputur pjesën veriore të vendit tonë nga çdo prekje e ligjit dhe rendit që disponon Republika e Kosovës.

Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike ta dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe që synojnë destabilizimin e vendit tonë!

Gjithashtu, i bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit!

Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”, ka shkruar Konjufca. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

albin kurti

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

INFO

NA NDIQ