Konjuvca: Masat e BE’së të padrejta, thuajse Serbia s’ka kurrfarë përgjegjësie

Picture of INA
INA

04/07/2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka cilësuar si të padrejta masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

Ai tha se ato u aplikuan vetëm ndaj Kosovës sikurse Serbia nuk ka asnjë përgjegjësi për situatën, derisa tha se është pikërisht presidenti serb Vuçiq që e nisi gjithë këtë.“Nga ky aspekt më duken si të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri. Përgjegjësia e Vuçiqit është e drejtpërdrejtë. ka dalë publikisht dhe i ka kërkuar serbëve të japin dorëheqje, ai e filloi. Institucionet mbeten vakante. Tash ishin dy opsione ose të triumfonte ai Vuçiqit ose ai i Kosovës. Dy herë e kemi shtyrë afatin për zgjedhjet”, tha Konjufca në një intervistë për T7.

Konjufca tha se në Veri u pa nga kush u shkaktua dhuna, prandaj tha se e pikëllon që masat nga BE u morën vetëm ndaj Kosovës.

“Deputeti i Bundestagut e publikoi videon e atij që ushtronte dhunë ndaj KFOR-it. Ai ishte polic i Serbisë dhe pasdite kishte ardhur këtu për dhunë. Kur i sheh të gjitha këto dhe me marrë masa ndaj Kosovës, kjo po më pikëllon”.

Për zgjedhjet në Veri, Konjufca tha se e kanë kohën e tyre edhe në aspektin që duhet të ketë një rrugë ligjore si të shkohet atje.

“Do të ishte jodemoratike të kërkohet dorëheqje e kryetarëve. Ata s’kanë vullnet për të dhënë dorëheqje. Nënshkrimet duhet të grumbullohen nga qytetarët. Për këtë është pajtuar kryeministri, BE, por edhe Serbia është pajtuar me këtë”.

TË FUNDIT
7 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
2 ditë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
2 ditë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
7 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

LEXO MË SHUMË

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

INFO

NA NDIQ