“Konrad Adenauer”: Mbështetja për NATO-n është rritur në 65.7 për qind, për BE-në mbetet 62.3 për qind!

Picture of ina-online
ina-online

30/06/2023

Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga viti 2021 po rritet vazhdimisht duke bërë diferencë kumulative pozitive prej 5,9 për qind dhe në kuptimin absolut sot ajo arrin 65,7 për qind.

Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut i mbështesin 62,3 për qind, që paraqet rezultat që është në nivel thuajse të njëjtë nga hulumtimi paraprak në vitin 2022, kur kjo mbështetje arrinte 62,8 për qind.

Këto janë një pjesë e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik që i ndau Fondacioni “Konrad Adenauer”, i cili e botoi publikimin: “Sfida ndërkombëtare 2023 (Hulumtim i mendimit publik)”.

Hulumtimi është zbatuar nga fundi i majit të këtij viti nga Instituti për hulumtime politike (IPIS), me 1.111 të anketuar të përfshirë.

Advertisements

“Publikimi ka për qëllim të analizojë disponimin e opinionit maqedonas në raport me sfidat më të rëndësishme dhe në mënyrë plotësuese t’i sqarojë trendet e lëvizjes së disponimit të tillë përmes perspektivës kronologjike shumëvjeçare që mbështetet në rezultatet e fituara nga hulumtimet e zbatuara paraprakisht të mendimit publik të lëshuara nga “Fondacioni në vitin 2021 dhe 2022 – “30 vite pavarësi” dhe “30 vite politikë e jashtme dhe mbrojtje”, njoftuan nga Fondacioni Konrad Adenauer.

Lidhur me kohën kur Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në BE, bëhet e ditur në kumtesën e Fondacionit Konrad Adenauer, grupin më të madh e përbëjnë të anketuarit që konsiderojnë se kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë, respektivisht 39,3 për qind, gjë që krahasuar me vitin 2022 ky grup ka rritje prej 11,3 për qind, se anëtarësimi nëe BE do të realizohet për 10 vite, konsiderojnë 14,9, se anëtarësimi do të ndodhë për 10 – 20 vite konsiderojnë 11,3 për qind, se do të ndodhë për 5 vite konsiderojnë 8,5 për qind, derisa 18,1 për qind, janë deklaruar se nuk e dinë, respektivisht nuk kanë përgjigje.

Marrëveshjen e Prespës me Greqinë e mbështesin 36,3 për qind, ndërsa 37,2 për qind konsiderojnë se kjo marrëveshje i ka përmirësuar marrëdhëniet maqedonaso-greke, gjë që krahasuar me vitin 2022 paraqet rritje prej 6,6 për qind.

“Pesëdhjetë e nëntë për qind nuk e mbështesin Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë, gjë që krahasuar me vitin 2021 paraqet rritje prej 13,6 për qind. Njëherësh, 67,3 për qind konsiderojnë se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje marrëdhëniet maqedonaso-bullgare janë përkeqësuar, gjë që krahasuar me vitin 2022 paraqet rritje prej 10,2 për qind. 68 për qind e mbështesin iniciativën për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë „Ballkan i hapur”, gjë që krahasuar me vitin 2022 paraqet rritje prej 2,3 për qind, tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar.

Në grupin e pyetjeve veçanërisht të parashtruara për sigurinë, që kanë të bëjnë me rreth të gjerë të gjendjeve të jashtë që ndikojnë në gjendjet e sigurisë në shtet, shtohet, 92,3 për qind konsiderojnë se krimi i organizuar paraqet kërcënimin më të madh për Maqedoninë e Veriut, pas çka vijojnë epidemitë potenciale të reja shëndetësore të cilat si rrezik i ndjejnë 84,9 për qind e të anketuarve, më pas lajmet e rrejshme me 82,5, kërcënimet hibride nga shtetet tjera me 79 për qind, fluksi i emigrantëve me 76,4 dhe kthimi në shtet i luftëtarëve nga frontet e huaja luftarake, gjë që rrezik më të madh për Maqedoninë e Veriut e konsiderojnë 70,7 për qind e të anketuarve.

Fondacioni Konrad Adenauer njoftoi se në pyetjet kushtuar cilësisë së marrëdhënieve bilaterale të vendit me shtetet e përzgjedhura, në majën gjenden Serbia, për të cilën 88,1 për qind konsiderojnë se ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut dhe Turqia, për të cilën 84,3 për qind konsiderojnë se ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut. Radhën në pjesën e sipërme të tabelës e kanë Gjermania me 77,4 për qind, Shqipëria me 66,3, Kosova me 65,7 dhe SHBA-ja me 62,2 për qind perceptime pozitive. Në pjesën më të poshtme të tabelës janë Bullgaria dhe Rusia, për të cilat vetëm 18,3 respektivisht 16,5 për qind konsiderojnë se kanë marrëdhënie të mira bilaterale me Maqedoninë e Veriut.

Për ndikimin e shteteve të përzgjedhura mbi rrethanat e brendshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, të anketuarit si më pozitive e vlerësojnë ndikimin e Turqisë me 58 për qind përshtypje pozitive për ndikimin politik, 66,1 për atë ekonomik dhe 60,3 për ndikimin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Më pas radhën në tabelë e ka Bashkimi Evropian me 38,7 për qind përshtypje pozitive për ndikimin politik, 41,6 për atë ekonomik dhe 41,2 për qind për ndikimin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Të tretët në këtë shkallë, shtohet në kumtesën, janë SHBA-ja me 37 për qind përshtypje pozitive për ndikimin politik, 38,8 për atë ekonomik dhe 41 për ndikimin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Vendi i parafundit në këtë tabelë i takoi Kinës me 28,7 për qind përshtypje pozitive për ndikimin politik, 36,8 për atë ekonomik dhe 29,6 për ndikimin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Më së paku vlerësime pozitive të anketuarit japin për ndikimin e Rusisë, me 17,5 për qind përshtypje pozitive për ndikimin politik, 18,9 për atë ekonomik dhe 18,2 për qind për ndikimin e sigurisë mbi Maqedoninë e Veriut.

Nga të anketuarit, 53,7 për qind e vlerësojnë agresionin ushtarak rus në Ukrainë si të paarsyeshëm dhe të papranueshëm, përballë 29,3 të cilët e kanë vlerësuar si të arsyeshëm dhe të pranueshëm, gjë që paraqet diferencën prej 24,4 për qind në favor të grupit të parë. Krahasuar me vitin 2022, për 3,3 për qind është rritur numri i të anketuarve që konsiderojnë se agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën është i arsyeshëm dhe i pranueshëm, por njëherësh për 3,1 për qind është rritur numri i të anketuarve që e arsyetojnë agresionin mbi Ukrainën. Në këtë kuptim, për dallim nga hulumtimi i vitit të kaluar, nënvizohet në kumtesën nga Fondacioni Konrad Adenauer, mund të konstatohet se sot të anketuarit kanë qëndrime më të qarta për luftën në Ukrainë, meqë rritja e grupit të parë dhe të dytë është në favor të të anketuarve që paraprakisht janë përgjigjur se nuk kanë përgjigje, respektivisht nuk dinë./Koha.mk

TË FUNDIT
32 sekonda
Mitko Çavkov del nga burgu!?
2 minuta
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor
13 minuta
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
49 minuta
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
57 minuta
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

ME TE LEXUARA

7 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin
2 orë
Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji
1 ditë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
7 orë
Fluks i madh i makinave në Qafë Thanë
1 ditë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
2 orë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
1 ditë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

mitko

Mitko Çavkov del nga burgu!?

venko filipce

Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

INFO

NA NDIQ