Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Picture of Ina Online
Ina Online

14/06/2024

Nga Beqir SINA/INA

NEW YORK : Kosova shënoi të mërkurën 25 vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999 trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo kremtohet si dita e lirisë së Kosovës.

Nën kujdesin e Ambasador, Blerim Reka, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, mbrëmë në një nga mjediset e kësaj konsullate, është shënuar 25 – Vjetori i Çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin dhjetra përfaqësues të komunitetit , aktivist, filantrop, biznesmen, artistë dhe gazetar përfshirë dhe Ambasadoren Suela Janina, shefe e misionit të Shqipërisë në OKB.

Ambasador Reka në cilësinë e mikëpritësit të kësaj feste tha se Aleatët euro-atlantik, javën e kaluar festuan 80 vjetorin e mposhtjes së nazizmit hitlerian, e ndërsa Kosova sot po kremton 25 vjetorin e çlirimit nga fashizmi millosheviqian: Para tetë dekadash, tha ai zbarkimi i aleatëve në Normandi dhe para çerek shekulli hyrja e NATO-s në Kosovë, pas ndërhyrjes ajrore 78 ditëshe; i dhanë fund dy regjimeve gjenocidale.

Mëtej Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, tha se ndërsa D-Day”, shënoi desantin trans-atlantik krah rezistencës së armatosur franceze, hyrja e tankeve britanike të KFOR-it, shënoi zbarkimin e trupave veri-atlantike, në vijim të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Derisa Republika e Kosovës, u ngrit nga hiri i luftës, në një rrëfim suksesi të shtet-ndërtimit demokratik; Beogradi, nuk ndryshoi as pas çerek shekulli. Agresioni në Banjskë vjet dhe “Kuvendi Pan-Serb” sivjet, dëshmuan se Serbia mbeti e njejta: hegjemoni militariste, e papenduar për të kaluarën e saj gjenocidale” u shpreh Reka.

Ndërsa duke dhënë një falemnderim të posaçëm luftëtarëve të lirisë dhe aleancës veriatlantike, ai përcolli me këtë rast edhe urimin për 25-vjetorin e lirisë : “Kosovë, urime dita e çlirimit!” tha Ambasador, Blerim Reka, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Mbrëmë në këtë festë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës preformojë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe artisti nga Kosova, Armend Baloku, me interpretimin e kryeveprës së Gjergj Fishtës “Lahuta e Malëcisë”.

Pjesëmarrësit në statuset e tyre në rrjetet sociale janë shprehur të lumtur me organizimin e 25-vjetori të çlirimit të Kosovës, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË