Konsullata e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, përmbyll “Java e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK” në Nju Jork

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2023

Beqir Sina

Me rastin e 25-vjetorit të Luftës Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit serb, 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të Luftës Çlirimtare të Ukrainës kundër agresionit rus, qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojë historitë dhe ekspansioni aktual hegjemonist i Rusisë dhe Serbisë kundër fqinjëve të tyre përmes luftërave pushtuese.

Në veçanti, se si lufta çlirimtare në Kosovë si luftë e drejtë, e pengoi synimin e atyre ekspansionistëve të Serbisë, në vitet e 90-ta të shekujve të fundit. Një çerek shekulli pas kësaj lufta çlirimtare kundër Serbisë, rajoni është stabil dhe i sigurt. Republika e Kosovës është shteti më i ri demokratik dhe funksional evropian, i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, bazuar në Opinionin e GJND-së të vitit 2010, i cili theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Agresionet dhe okupimi i huaj luftërat nuk fituan as në Kosovë, dhe simbas kësaj tyreze u tha se nuk ka për të fitur ashtu si çdo agresio as në Ukrainë, mendonin folësit : “Luftërat çlirimtare janë fitimtare dhe pushtimet e huaja humbin gjithmonë. Ashtu siç kapitulloi ushtria serbe në Kosovë, ashtu do të kapitullojë ushtria ruse në Ukrainë”.

Kjo bised në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e cila u zhvillua në kujdesin e Ambasadorit Reka, ishte e konceptuar si një tryezë të rrumbullakët me ekspertë të sigurisë, analsitë, aktivist të komuitetit, ish luftëtarë çlirimtarë nga “Batalioni Atlantiku” në Nju Jork , dhe dy profesorë universitarë në universitetet amerikane.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, me bisedën e zhvilluar më 7 mars, përmbylli edhe Javën e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në komunitet me tryezën e rrumbullakët kushtuar luftës çlirimtare të Kosovës, me pjesëmarrjen e diplomatëve, profesorët dhe pjesëmarrësit e kësaj lufte : ambasadori William Walker, profesori Chris Dolan, botuesi Henry Levy, komandanti i Batalionit Atlantic Gani Shehu, vëllai i dëshmorëve Bytyqi Ilir Bytyqi, veprimtarët Haxhi Dauti, Avni Mustafaj, publicisti Akri Cipa etj.

Tryezë e rrumbullaket, kushtuar luftës çlirimtare të Kosovës, Luftës heroike të UÇK-së me komandantin legjendar Adem Jashari që solli lirinë.

Tryezën e hapi dhe udhëhoqi Ambasadori Reka, i cili ku tha se falë luftës çlirimtare të UÇK’-ës, prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari Kosova sot gëzon lirinë. Kosova është sot shtet i ri evropian demokratik dhe stabil legaliteti ndërkombëtare i të cilit është i konfirmuar edhe me mendimin e GJND të vitit 2010, prandaj si lufta e Kosovës dje kundër pushtimit serb në Kosovë; ashtu edhe ajo e Ukrainës kundër agresionit Rus si luftëra çlirimtare do të fitojnë,e pushtuesi gjithnjë humbë.

Ambasadori Walker, theksoi se ne Hagë po bëhet padrejtësi me gjykimin e ish krereve të UÇK-ës, apo si e quajti ai:”Hague injustice”. Duke folur për Serbinë e sotme ai tha se asgje nuk ka ndryshuar në Beograd nga viti 1999 dhe sot në vitin 2023. SHBA duhet të shtojë presionin ndaj Serbisë dhe jo ndaj Kosovës. Sa i përket idesë për krijimin e asociacionit serb, ai tha se është ide e tmershme, apo si tha:”it’s a horrible idea,” e cila nuk do të mund të implementohet asnjëherë. Ai tha se Shqiptarët në Amerikë nuk janë të unifikuar, dallimet partiake figurojnë, prandaj sugjeroj formimin e një organizate ombrellë për të lobuar per çështjen e Kosovës.

Gani Shehu Komandant i Batalionit Atlantiku evokoi ditët e luftës çlirimtare të UÇK-ës të prirë nga Komandanti Adem Jashari, në të cilën edhe vet kishte marr pjesë, duke thënë se pa luftën çlirimtare nuk do ta gëzonim lirinë e sotme.

Prof.Dr. Chris Dollan nga Lebannon Valey College në Pensillvani theksoi se bashkësia ndërkombëtare e sidomos SHBA duhet të ketë kujdes sigurinë e Kosovës dhe jo të prioratizoj normalizimin e marrëdhanjeve ndërmjet Kosoves dhe Serbisë, por përparesi duhet ti jipet njohjes reciproke midis të dy shteteve. Presioni Amerikan duhet që të jetë ndaj Serbisë që nuk e njeh Kosovën, e jo ndaj Kosovës.

Ai pyeti si është e mundur që Serbia është pjesë e Partneritetit për Paqe,gjersa ajo blenë armë nga Rusia dhe ka bazën Ruse të ashtuquajtur humanitare në Nish. Presioni duhet të bëhet edhe në BE për ti bindur edhe shtetet anëtare mosnjohëse që ta njohin Kosovën.

Henry Levy kryeredaktorë dhe botuesi i gazetës Yewish Post të Nju Jorkut, pasi rikujtoi shpëtimin e hebrejve nga Shqiptarët gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe si tha faktin unik në Evropë që asnjë Hebre nuk i është dorëzuar Gestapos as në Kosovë e as në Shqipëri bëri që shqiptarët të zënë vendin më të lartë në memorjen historike të Izraelit. Duke kujtuar Holokaustin nëpërmjet të cilit tmerr kaluan Hebrejtë gjatë luftës së Dyte Botërore ai sugjeroi që në programet shkollore fëmijët të mesojnë në sistemet shkollore kundër gjenocidit si dicka e tmershme që ka ndodhë në të kaluarën, që nuk duhet të përsëritet në të ardhmen.

Ilir Bytyqi, anëtar i familjes Bytyqi dhe vëllai i dëshmoreve të kombit,në fjalën e tij pas evokimit të kësaj epopeje të lavdishme, theksoi se sot jemi në paqe falë kësaj lufte çlirimtare , mirëpo paqe në ballkan nuk mund të ketë deri sa Serbia ka mbështetëje direkte nga Rusia.

Avni Mustafa ish Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqipëtaro- Amerikan NAAC analizoi kontekstin e ndryshëm gjeopolitik gjatë luftës në Kosovë (gjatë vitit 1998-1999) me ate të sotmen, duke thënë se mbase SHBA po duan të kenë Serbinë krah vetes, shkaku i agresionit rus në Ukrainë. Mirëpo (si tha), ai i ka thënë hapur Gabriel Escobar, i Deleguar Special i SHBA për Ballkanin se një çasje e tillë nuk ndihmon. Poashtu nga ana tjeter nuk shohim si mundet që Ambasada e RKS në Washington të funksionon me 2 diplomatë, dhe të bëjë më shumë punë me administratën amerikane.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, më 7 Mars përmbylli Javën e 25 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së.(INA)

TË FUNDIT
8 orë
Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë
9 orë
Eset Jashari nga Kumanova rrëfen jetën e rëndë për tu vendosur në Zvicër
2 ditë
Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar
2 ditë
Mërgimtarët gjallërojnë Tetovën, por ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në Zvicër!
2 ditë
Itali, e çoi në një kamp veror, 7-vjeçarja shqiptare mbytet në liqen (FOTO)

ME TE LEXUARA

9 orë
Eset Jashari nga Kumanova rrëfen jetën e rëndë për tu vendosur në Zvicër
8 orë
Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

LEXO MË SHUMË

GJYKATA

Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

eset jashari

Eset Jashari nga Kumanova rrëfen jetën e rëndë për tu vendosur në Zvicër

shofer-bus

Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

tetova

Mërgimtarët gjallërojnë Tetovën, por ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në Zvicër!

Foto: Ilustrim

Itali, e çoi në një kamp veror, 7-vjeçarja shqiptare mbytet në liqen (FOTO)

diaspora votim

“Dua të votoj në 2025”- Diaspora protestë para Kuvendit: Nuk ka zgjedhje pa ne!

greqi policia

Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre

islam alijaj

Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’

ambulanca-sk

E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë

INFO

NA NDIQ