Kontejnerët, klasa mësimi në paralelet shqipe në Kumanovë

Endërrojnë të bëhen mjekë e inxhinjerë, po mësimin e zhvillojnë në baraka

Endërrojnë të bëhen mjekë e inxhinjerë, por kushtet të cilat atyre u ka ofruar pushteti lokal dhe qëndror u ngjajnë kampëve të refugjatëve.

Një numër i madhë i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme- paralelet e mjekësisë, makinerisë dhe elektros, ka vite që mësimin e zhvillojnë në kontejnerë dhe kushte të rënda.

Përveç hapësirave të kufizuara, nxënësit dhe profesorët e tyre nuk kanë as kushte elementare për ta realizuar planprogramin e tyre mësimor.

Pa sallë sportive, pa laboratore dhe kabinete tjera, për ti mësuar modulet dhe kurrikulat ashtu siç duhet, shanset e tyre për të marrë dije janë mininale.

Prindërit dhe nxënësit shprehin revoltën e tyre dhe kërkojnë që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje që mundëson mësim në kushte normale.

Një Nxënëse e cila dëshuron të mbetet anonime thotë për INA se, përpos kushteve minimale, nxënësit nuk kanë as oborr shkolle për ta kaluar pushimin e gjatë.

“Gjatë pushimeve qëndrojmë në rrugën e tregut të gjerbërtë, e cila është tepër e frekuentuar. Egziston edhe rreziku që ndonjë nxënës të goditet nga ndonjë veturë. Kalojmë rrugën për të blerë dicka dhe pastaj pushojnë në rrugët anësore të lagjeve që janë afër shkollës. Kjo është e tmerrshme”, thekson ajo.

Për më shumë se një dekadë, përfaques të komunës së Kumanovës dhe Ministrisë së Arsimit kanë dhënë premtime të shumta, por deri më tani nuk është realizuar asnjë. (INA)