Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë

Picture of INA
INA

20/06/2024

Me ditë të tëra mbeturinat në rrugët e komunës së Çairit ngelen pa menaxhim, tashmë fenomen edhe më i madh dhe problematik për qytetarët në këto temperatura të larta.

Të intervistuar për TV-Shenja ata mjaft të revoltuar i drejtohen higjienës komunale duke thënë që të meren sa më parë me këtë fenomen. Për më tepër shqetësimet e tyre janë edhe për mundësitë për shfaqjen e ndonjë epidemie. Mbi të gjitha ankesat e tyre të paraqitura ngelen pa një përgjigje dhe me arsyetime jo adekuate.

“Këto mbeturina këtu janë 4 ditë, fare kush nuk i ka prekur dhe është për tu çuditur se jo vetëm këtu por në gjithë qytetin e Shkupit vërehet kjo anomali. Mund të paraqiten lloj -lloj sëmundje. 5, 6 herë dje 3, 4 herë, sot nja 3, 4 herë i kam lajmëru në higjienën komunale të Shkupit, arsyeja ishte se nuk kemi kamionë, nuk kemi vozitës, nuk kemi nuk e di çka, dmth përgjigjia ishte e pakuptimtë”, theksojnë qytetarët.

Në ndërkohë, një tjetër qytetar thekson se kundërmon erë e keqe dhe se gjithçka është ashtu siç nuk duhet të jetë. Ai i drejtohet kryetares Danella Arsovska duke thënë se ajo po na rikthen 200 vite pas.

Qytetari

“Për kryetaren që bëhet nëna e qytetit e që në fakt është ajo që po e varros qytetin, na ka kthyer 200 vite pas, le të vij në Çair dhe të shoh se çfarë po ndodh. Pra, jetojmë në deponi, kundërmon erë, kanalizimi, mbeturinat nuk pastrohen, gjithçka është ashtu si nuk duhet të jetë, pra ajo është varrmihëse e qytetit.

Sipas një qytetari tjetër edhe vetë qytetarët deri në një pikë janë të papërgjegjshëm por mbi të gjitha sipas tij organet kompetente nuk punojnë siç duhet. Thekson se madje është e kotë edhe nëse ankohen pasiqë tashmë komunat janë në dijeni të kësaj por se kanë zgjedhur të heshtin.

Qytetari

“Edhe ne qytetarët pak e kemi fajin edhe komuna e ka fajin edhe punëtorët nuk punojnë siç duhet. Duhet të pastrohet, ta lënë një njeri aty për të vëzhguar kush hudh si hudh. Nuk është puna vetëm ta hudhësh, si p.sh. prish shtëpinë dhe hudh materialin që nuk të duhet me e hudh aty ajo është keq për neve. Po kujt t’i ankohemi, pse sedin komuna këtë. E din shum bukur. Po tani i kanë mbyllur sytë e veshët aq.”

Një qytetar tjetër thotë se këtu në vendin tonë nuk funksionon asgjë.

Qytetari

“Higjiena komunale është katastrofë, çfarë t’u them tjetër. Këtu asgjë nuk funksionon”.

Qytetarët ngelen të dëshpëruar për këtë situatë të krijuar, nuk u ngelet azgjë tjetër veçse të shpresojnë që organet kompetente të fillojnë të bëjnë punën e tyre, të përkujdesen për qytetin dhe të jenë funksional. /SHENJA/

TË FUNDIT
5 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
7 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
9 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
11 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
13 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

ME TE LEXUARA

7 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
18 orë
Alternativa-Likovë me tre poste në Qeveri
5 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
17 orë
Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu
15 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
15 orë
Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”
14 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë
13 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
13 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

INFO

NA NDIQ