Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzime penale për 12 shtetas të Maqedonisë dhe 1 shtetasi të huaj, për vepra penale në lidhje me kontrabandë me automjete luksoze, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorimi të pozitës zyrtare.
Siç njofton MPB, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë kryer 10 bastisje te 10 persona, prej të cilëve 7 janë nga Shkupi, një nga Dojrani, një tjetër nga Negotiba dhe një nga Manastiri.
Në lidhje me: “Me dokumente false i futën në Maqedoni veturat luksoze, i riblenë disa herë në mes vete dhe ua shitën personave të tjerë” – 10 persona nën dyshime
“Gjashtë persona janë privuar nga liria: K.S., N.P., M.S. dhe D.I. nga Shkupi, V.C. nga Dojrani i Vjetër dhe N.G. nga Manastiri. Për I.A., D.M. dhe F.S. nga Shkupi dhe A.T. nga Negotina po ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar katër automjete, dokumente të ndryshme zyrtare, rreth 32.500 euro dhe dokumente të ndryshme, kontrata shitblerjeje, pesë targa gjermane, rreth 25 gramë kokainë, laptopë, disa pajisje elektronike për memorie, sende të tjera që lidhen me krimet. Ministria e Punëve të Brendshme, nga 5 automjetet e konfiskuara më parë dhe provave materiale të grumbulluara, do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 13 personave, dy prej të cilëve ish-punonjës të MPB-së, ndërsa njëri është ende punonjës i MPB-së”, thonë nga MPB.